FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erion Braçe, mesazh protestuesve: Po kërkoni të delegjitimohet kapitulli i parë që na fut në BE

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar sërish me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale, ku i drejtohet protestuesve në Tiranë.

“Shumë mesazhe dhe shumë komente pati edhe dje pas statusit tim për qëndrimet që kam mbajtur. Një gjë duhet t’jua them: unë kam qenë socialist, jam socialist dhe do të mbetem socialist. Kjo nuk do të thotë se kam mbyllur sytë, kam mbyllur gojën dhe thjesht kam ngritur dorën. Jo, këtë nuk mund ta bëj.

Prandaj po kaloj te çështja e dytë: reagimi kundër agjendave primitive dhe të rrezikshme. Sot, nesër dhe në vijim do të përpiqem t’u përgjigjem një nga një.

Swiss Digital Desktop Reklama

E para është agjenda politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo agjendë është evidente, shumë e qartë dhe nuk ka lidhje me politikat publike, por është një agjendë e mirëfilltë politike. Jo vetëm për shkak të asaj që tashmë është e dukshme, pranisë së partive politike në protestë, madje edhe në krye të saj. Kandidatë për deputetë të partive të vogla, të cilët askush nuk i njohu gjatë fushatës elektorale, askush nuk i dëgjoi dhe në fund askush nuk i votoi, sot janë aty dhe flasin si organizatorë të protestës.

Ajo që dëgjova ishte kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, dorëheqjen e qeverisë, por jo vetëm kaq. U kërkua edhe rrëzimi i mazhorancave legjitime të krijuara me votë. U kërkua delegjitimimi i procesit zgjedhor, një proces i njohur ndërkombëtarisht dhe i certifikuar si i tillë. Një delegjitimim që më pas do të shtrihej në çdo proces zgjedhor.

Logjika sipas së cilës kryeministri duhet të japë dorëheqjen dhe mazhoranca nuk është më legjitime vetëm sepse njerëzit janë në shesh, nuk qëndron. Sipas kësaj logjike, qeveria largohet, sheshi zgjedh 101 përfaqësues, ata zgjedhin ministrat e një qeverie teknike, e cila për një vit nuk duhet të bëjë asgjë, por ndërkohë duhet të votohet në Parlament nga deputetë që konsiderohen të delegjitimuar nga sheshi, jo nga ligji dhe jo nga Kushtetuta. Kjo nuk funksionon.

Një praktikë e tillë do të përsëritej vazhdimisht dhe vendi do të përballej jo vetëm me cenimin e stabilitetit, por mbi të gjitha me kaos.

Dhe mos harroni se Shqipëria është duke negociuar me Bashkimin Europian për mbylljen e kapitujve të anëtarësimit. I pari prej tyre është kapitulli i të drejtave themelore, ku përfshihen pikërisht institucionet dhe proceset që po tentohet të delegjitimohen përmes kësaj skeme: sheshi, 101 përfaqësuesit dhe më pas zgjedhje të reja, të cilat mund të kontestohen sërish.

Ne kemi probleme si me zgjedhjet, ashtu edhe me demokracinë, dhe këto i kemi diskutuar hapur me partnerët me të cilët negociojmë. Por një përmbysje e tillë, jo e sistemit, por e rregullave demokratike të funksionimit të shtetit, do të sillte patjetër kaos.

Kjo është një agjendë jo vetëm primitive, por edhe e rrezikshme”, u shpreh Braçe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?