Erion Braçe poston video nga ”Rruga e Salës” për hapësirat publike

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka publikuar një video nga rruga “Mustafa Matohiti”, e njohur ndryshe edhe si ”Rruga e Salës”, për shkak të banesës që ka aty kryetari i PD Sali Berisha.

Braçe thotë se edhe lokalet që janë përgjatë asaj rrugice, do të duhet që të heqin tendat që kanë zaptuar hapësirat publike. Deputeti socialist ka publikuar mesazhin që i ka dërguar një qytetar, ku ankohet përse në atë zonë nuk janë liruar hapësirat publike të lokaleve.

Deputeti Braçe ka publikuar edhe përgjigjen e tij për qytetarin në fjalë. “O deputet po këtu ke rruga Mustafa Matohiti, rrugica e Salës, pse nuk e lironi hapësirën publike? Vetëm për ne në komune fole me na i prish ti. Na shife vetë s’është prek asigjo e asnjoni”. Ilir, rrofsh për videon. Bëj durim, do çlirohet çdo centimetër, kështu na kanë thënë”, ka shkruar Erion Braçe në Facebook. Lirimi i hapësirave publike është një aksion që Kryeministri Edi Rama ka nisur në të gjithë vendin që prej muajit korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?