Erion Braçe: Pse Prokuroria nuk pranon të hetojë çështje të mbrojtjes së interesit Publik?!

Nga Erion Braçe-

TRE GJËRA QË DOJA T’I THOJA PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM…

E para, LEHTËSIA ME TË CILËN PROKURORIA REFUZON TË HETOJË ÇËSHTJE NË MBROJTJE TË INTERESIT PUBLIK, është e padrejtë;

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për TOKA PUBLIKE, mbi të gjitha jo thjesht pasuri materiale publike, por PASURI NATYRORE;

Swiss Digital Mobile Reklama

Që nga viti 1956, TOKAT NGA VIJA E LUMIT NË ARGJINATURË, janë toka të lumit, pasuri natyrore e PATJETËRSUESHME dhe e PAPARASHKRUESHME;

Çdo akt i ndodhur në kundërshtim me këtë përcaktim ligjor është I PALIGJSHËM;

Prokuroria nuk mund të bëjë sikur nuk kupton kur heton veç transaksionin e fundit dhe e gjen shitjen të rregullt;

Është shpërdorim i madh i instrumentit kushtetues të hetimit ky!

E dyta, LEHTËSIA ME TË CILËN PROKURORIA REFUZON TË HETOJË KRIME KUNDËR KAFSHËVE DHE VEÇANËRISHT KUNDËR KAFSHËVE TË SHOQËRIMIT, është e padrejtë;

Kur këto krime janë shtuar në akte barbare, kur denoncimet për VRASJE TË KAFSHËVE NGA INSTITUCIONE PUBLIKE APO INDIVIDË ndodhin, prokuroria nuk mund të bëjë sikur nuk kupton kur NJK heton jo vrasjen e kafshëve, por shkelje të rregullave të karantinimit të bimëve apo kafshëve;

Është tallje e madhe kjo që tregon jo vetëm pandjeshmëri, por edhe papërgjegjshmëri në përmbushje të detyrës;

Nuk është ulje në rang për prokurorin që heton një çështje të tillë, përkundrazi kjo që ndodh e tregon shumë keq!

E treta, LEHTËSIA ME TË CILËN PROKURORIA PO PËRFSHIHET NË BETEJAT E OPERATORËVE EKONOMIKË NË TREG, është e rëndë, madje e dyshuar si klienteliste;

Operatorë ekonomikë gjithfarësh po gjejnë gjithnjë e më shumë hapësirë në prokurori për betejat e tyre për dominim të pamerituar në treg; kallëzojnë në mënyrë të rreme, me letra anonime, një, dy, tre konkurrentë njëherësh dhe kaq mjafton që prokuroria të hetojë; nga hetimi vjen edhe shkatërrimi i imazhit, dëmtimi në sytë e furnizuesve e konsumatorëve në treg, kapja e asaj pjese të tregut nga konkurrenti kallëzues;

Nëse pranohet një praktikë e tillë, atëherë duhet të funksionojë edhe e kundërta: hetimi e ndëshkimi i kallëzimit të rremë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?