Erion Braçe reagon pas protestës te Kuvendi: Mungonte vetëm pushka si në 21 Janar! Nuk është demokraci

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas protestës së zhvilluar para Kuvendit dy ditë më parë, ku makinat e disa deputetëve u qëlluan me vezë nga protestuesit.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan:

“Ku po ikën, mi? Ku po ikën? Jo, jo, jo! Ky është fashizëm! Nuk është demokraci, është fashizëm! Mungon vetëm pushka, siç në 14 shtator dhe 21 janar! Dhe janë tre gra, dy prej të cilave nëna me fëmijë deri në moshë të mitur fare; pa asnjë ngarkesë nga qeverisja ekzekutive e përditshme. A e dëgjuat si e justifikuan? Kanë bërë zgjedhjen e gabuar në anën e keqe të historisë, sepse zgjodhën Partinë Socialiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhja është personale përherë; askush nuk ka për detyrë të zgjedhë siç do fanatiku Arlind Qorri, i dhunshmi Adriatik Lapaj, i paligjshmi Agron Shehaj. Jo! Zgjedhja personale politike hyn në lirinë politike; është e drejtë kushtetuese!

Swiss Digital Mobile Reklama

Liria politike hyn në të drejtat themelore të njeriut! Kufizimi i tyre është fashizëm! Çdo relativizim i neofashizmit do të ketë pasoja fatale për këtë vend; do të jetë shumë keq për të!”, përfundon Braçe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?