Erion Braçe te “Komuna e Parisit”: Rruga u pastrua nga inertet, por kjo ndotja vizive është e neveritshme

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën në një prej rrugëve në Komunën e Parisit, ku pas ndërhyrjes për pastrimin e mbetjeve inerte, sipas tij, vijojnë problematikat me qarkullimin dhe dëmtimet e rrugës.

Rruga u pastrua, edhe nën kujdesin e kryeplakut, që është me mua këtu. Por na ka ngelur kjo ndotja vizive që është e neveritshme përballë pallateve që kanë dhe fëmijë. Do duhet që këta që e kanë detyrë këta të Kristalit ta lyejnë këtë gjënë se nuk shkon.

Ajo që dua të them është se rruga nuk është hapur akoma, dëmtimet që i janë rrugës janë shumë evidente. Që do të thotë, policia bashkiake, sektori i qarkullimit rrugor të policisë bashkiake, policia e ndërtimit apo inspektorati i mbrojtjes së territorit, nuk e di a mbron edhe infrastrukturat apo jo. Nuk e kanë bërë punën akoma, shikojeni si është bërë rruga e re e papërdorur pothuajse, ky është shqetësimi. Megjithatë, një punë u bë, pastrimi dhe heqja e mbetjeve inerte u bë. Tani duhet të veprojnë edhe strukturat e tjera të bashkisë”, u shpreh deputeti socialist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?