Erion Veliaj dhe Ilir Meta në Zall Herr

Nga një rrugë tërësisht e degraduar, e shtruar me zhavorr dhe çakull, banorët e Çekrezës në Njësinë Administrative të Zall-Herrit kanë një rrugë të re me standarde e sinjalistikë rrugore. Ashtu siç edhe kishte premtuar, Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës e cila i afron banorët, si dhe produktet bujqësore dhe blektorale të kësaj zone me tregun e Tiranës. kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, përuruan rrugën e re të Çekrezës, ndërsa inspektuan edhe dy nga rrugët e tjera që po ndërtohen në këtë zonë.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj theksoi se falë reformës territoriale është bërë e mundur realizimi i një sërë investimesh të rëndësishme, jo vetëm në zonat urbane, por edhe në zonat rurale. “Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se prej reformave që i kemi bërë bashkë, si koalicion, PS dhe LSI, kemi arritur që të kemi një investim, i cili do ishte i pamundur në kushtet e Zall-Herrit. Unë besoj se pavarësisht rritjes së zonës, disa zona si Krraba, Zall-Herri, Shëngjergji, Peza, Ndroqi, Vaqarri do ta kishin të pamundur që vetëm me paratë e komunës, me taksa shumë modeste, që mezi paguajnë rrogat e administratës, të bënin këto investime. Shumë politikanë kanë ardhur e shumë kanë premtuar, por nuk ka pasur duk sepse ka qenë e pamundur që qindarkat e fshatit, qindarkat e komunës të përballonin miliona dollarë investime që nuk janë të realizueshme”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj shtoi se nuk do të ketë asnjë dallim në shpërndarjen e investimeve midis qendrës dhe zonave rurale. “Unë besoj tek një Shqipëri që nuk rritet me dy shpejtësi. Ne o do të ecim të gjithë me të njëjtin marsh, me të njëjtin ritëm, ose ndryshe nuk po ndërtojmë një vend që është i barabartë për të gjithë, ndaj ambicia jonë ka qenë pikërisht kjo: Të punojmë në qendër të Tiranës sepse sheshi “Skënderbej” është i të gjithëve, edhe i dikujt që është nga Zall-Herri, edhe i dikujt që është nga Blloku, edhe i dikujt nga Tropoja apo nga Saranda, edhe i dikujt që është nga Lushnja, edhe i dikujt që është nga Lezha, ama nuk duhet kurrsesi që të fokusohemi te sheshi “Skënderbej”, te stadiumi “Qemal Stafa”, Pazari i Ri, Bulevardi i ri dhe pastaj të harrojmë që njerëzit në fakt nuk jetojnë në shesh, nuk jetojnë në bulevard, nuk jetojnë te Pazari i Ri, njerëzit jetojnë në fshatra si Çekreza, Kasalla, dhe kjo është arsyeja pse po i bëjmë këto investime”, u shpreh kryetari i bashkisë.

Veliaj theksoi se është shumë e rëndësishme të kuptohet se kur të gjithë bëhen bashkë, mund të realizohen edhe gjërat e pamundura. “Të mos harrojmë për asnjë moment që bashkimi bën fuqinë; bashkimi solli investime si ky këtu, bashkimi transformoi reformën dhe transformoi vendin në një mënyrë të paimagjinueshme dhe besoj se bashkimi në një koalicion për Shqipërinë, për Tiranën, për gjërat që na bashkojnë dhe jo për gjërat që na ndajnë, është mënyra se si Shqipëria ecën përpara, se si ka progres Zall-Herri, Tirana dhe i gjithë vendi ynë”, tha Veliaj.

 Kryetari i Bashkisë dha edhe një lajm të mirë, atë të miratimit në Këshillin Kombëtar të Territorit të Planit të ri Urbanistik, që do t’i sjellë kryeqytetit më shumë investime dhe vende të reja pune. “Këshilli Kombëtar i Territorit do të aprovojë Planin Urbanistik të Tiranës, i cili do të na sigurojë më shumë investime jo vetëm për Tiranën urbane, por sidomos për Tiranën rurale. Ky besoj që është një lajm i mirë, ku prapë si koalicion, në Tiranë dhe në Shqipëri, do t’i japim një produkt të ri urbanizimit të qytetit; do të sjellim më shumë investime në fshat, të cilat do të transformojnë totalisht mënyrën sesi është konceptuar Tirana”, tha Veliaj.

Kreu i Kuvendit, Meta vlerësoi punën që po bën Bashkia e Tiranës jo vetëm në qytetin e Tiranës, por edhe në integrimin e zonave rurale dhe për këtë ai theksoi se Tirana duhet të jetë shembull edhe për bashkitë e tjera. “Unë besoj se puna që ka bërë Erioni gjatë këtyre dy viteve ka qenë një punë e ndjeshme në të gjithë Tiranën, e padiskutueshme, por jam shumë i gëzuar për punën që ai po bën për integrimin e gjithë këtyre njësive administrative jashtë Bashkisë së vjetër të Tiranës, në bashkinë e re të Tiranës, për këtë standard të ri të urbanizimit, të integrimit dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht pozitive sepse i jep fund një harrese, një diskriminimi dhe një mungese vëmendjeje në të kaluarën. Do të uroja që të gjithë kryetarët dhe kryetaret e bashkive të punojnë në këtë mënyrë, që kudo të ndjehet ndryshimi dhe njerëzit të prekin në realitet efektet e reformës administrative dhe territoriale”, tha Meta.

Ai ka falenderuar në mënyrë të veçantë kryetarin e Bashkisë së Tiranës për vëmendjen që i ka kushtuar ish-komunave, sot pjesë e bashkisë së madhe të Tiranës. “Ne politikanët duhet të flasim me vepra, siç flet edhe kjo vepër sot dhe unë sot dua të falenderoj shumë Erionin për vëmendjen që i kushton Zall-Herrit, Zall Bastarit, dhe ish-njësive që i janë bashkuar Bashkisë së re të Tiranës”, përfundoi Meta.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës së re të Çekrezës në Njësinë Administrative Zall Herr.

Në fjalën e mbajtur gjatë aktivitetit, z. Meta vlerësoi punën e bërë nga Bashkia e Tiranës si edhe integrimin e gjithë njësive administrative jashtë Bashkisë së vjetër të Tiranës. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit u shpreh se kudo të ndjehet ndryshimi dhe njerëzit të prekin në realitet efektet e reformës administrative dhe territoriale.

“Kjo është shumë e rëndësishme sepse është një reformë madhore, një reformë historike. Janë disa reforma që janë në interes të gjithë qytetarëve. Nuk njohin as të majtë, as të djathtë, por që njohin progres, standarde të reja, shërbime të reja dhe që sjellin më shumë parqe sociale, mirëkuptim brenda komuniteteve edhe kudo”, – tha z. Meta, duke shtuar se politika duhet të flasë me punë e vepra dhe se ka nevojë për ura bashkëpunimi e jo për përçarje.

“Dikush më tha aty kur hymë tek ura se këtu ndahemi me Xhelal Mziun, ngaqë më tutje është Bashkia e Kamzës. Unë nuk e prisja kurrë këtë ide që po ndahemi. Këtu bashkohemi se prandaj është ura, i thashë, për të bashkuar. Të gjithë për bashkimin jemi, nuk ka asnjë për përçarje. Por ka shumë rëndësi edhe sesi flasim, sepse shqiptarët nuk janë edhe kaq modern, trendi si Lali Eri, janë pak tradicional, kemi një fjalë ne që jemi si malësor nga veriu apo jugu: “Fjala vret më shumë se plumbi”. Dhe ne fjalën e fundit e themi të parën. Jo, ne politikanët duhet të flasim me vepra, siç flet edhe kjo vepër sot dhe unë sot”, – tha z. Ilir Meta

Ndërsa, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se falë reformës territoriale, është bërë e mundur realizimi i një sërë investimesh të rëndësishme jo vetëm në zonat urbane, por edhe në zonat rurale.

“Unë besoj që pavarësisht rritjes së zonës, disa zona si Krraba, Zall-Herri, Shëngjergji Peza, Ndroqi, Vaqarri do ta kishin të pamundur që vetëm me paratë e komunës, që janë taksa shumë modeste që mezi paguajnë rrogat administratës të bënin këto investime”, tha ai duke shtuar se nuk do të ketë asnjë dallim në shpërndarjen e investimeve midis qendrës dhe zonave rurale. “Nuk duhet kurrsesi që ne të fokusohemi tek sheshi Skënderbej, tek stadium Qemal Stafa, Pazari i Ri, bulevardi i ri dhe pastaj të harrojmë që njerëzit në fakt nuk jetojnë në shesh, nuk jetojnë në bulevard, nuk jetojnë tek Pazari i Ri, njerëzit jetojnë në fshatra si Çekrez, Kasalla, dhe kjo është arsyeja pse po i bëjmë këto investime. Unë jam këtu sot bashkë me kryetarin e Kuvendit edhe si dëshmi e një fakti që kur ne jemi bashkë bëjmë gjëra që veç e veç janë të pamundura”, tha Veliaj.

Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta

Pata dyshime kur Xhemali më tha që në fillim patëm dyshime për Erionin për kryetar bashkie, ngaqë Erioni fitoi bindshëm dhe kuptohet që fitorja e tij nuk diskutohej, thashë mos ishte ndonjë lapsus, pastaj Xhemali më sqaroi që këtu kanë votuar për doktor Halimin.

Ju duhet ta dini që më mik se unë doktor Halimin nuk e ka askush dhe ai është një doktor i mrekullueshëm, është një njeri i mrekullueshëm, është një qytetar i mrekullueshëm dhe bëri personalisht një fushatë shumë të mirë.

Dhe u tregua shumë qytetar pasi humbi, dhe nuk ishte faji i tij që humbi, e uroi kryetarin e ri duke treguar një kulture të re demokratike që është e rrallë në vendin tonë. Por, edhe mund të ketë patur ndonjë dyshim se si do të punojë Erioni.

Unë besoj që puna që ka bërë Erioni gjatë këtyre dy vjetëve ka qenë një punë e ndjeshme në të gjithë Tiranën, e padiskutueshme, por jam shumë i gëzuar për punën që ai po bën për integrimin e gjithë këtyre njësive administrative jashtë Bashkisë së vjetër të Tiranës, në bashkinë e re të Tiranës, për këtë standard të ri të urbanizimit, të integrimit dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht pozitive.

Sepse i jep fund një harrese, një diskriminimi dhe një mungese vëmendjeje në të kaluarën dhe unë do të uroja që të gjithë kryetarët dhe kryetaret e bashkive të punojnë në këtë mënyrë, në mënyrë që kudo të ndjehet ndryshimi dhe njerëzit të prekin në realitet efektet e reformës administrative dhe territoriale. Kjo është shumë e rëndësishme sepse është një reformë madhore, një reformë historike. Unë kam bërë shumë përpjekje që PD të përfshihej në këtë reformë dhe i kemi dhënë mundësi pafund PD të përfshihet në këtë reformë, i kemi dhënë pesë mundësi të ndryshme. Më pas i kemi kërkuar që jo vetëm të na japi një hap të saj me disa kritere siç e mendon ajo, ishte një zgjedhje e saj që nuk mendoj se ishte një zgjidhje e drejtë.

Por siç e tha edhe Erjoni janë disa reforma që janë në interes të gjithë qytetarëve. Nuk njohin as të majtë, as të djathtë, por që njohin progres, standarde të reja , shërbime të reja dhe që sjellin më shumë parqe sociale, mirëkuptim brenda komuniteteve edhe kudo.

Dikush më tha aty kur hymë tek ura se këtu ndahemi me Xhelal Mziun, ngaqë më tutje është Bashkia e Kamzës.

Dhe unë nuk e prisja kurrë këtë ide që po ndahemi. Këtu bashkohemi se prandaj është ura, i thashë. Për të bashkuar. Të gjithë për bashkimin jemi, nuk ka asnjë për përçarje.

Por ka shumë rëndësi edhe sesi flasim sepse shqiptarët nuk janë edhe kaq modern, janë pak tradicional. Kemi një fjalë ne që jemi si malësor nga veriu apo jugu: “Fjala vret më shumë se plumbi”. Dhe ne fjalën e fundit e themi të parën. Jo, ne politikanët duhet të flasim me vepra, siç flet edhe kjo vepër sot dhe unë sot dua të falënderoj shumë Erionit për vëmendjen që i kushton Zall-Herrit, Zall Bastarit, dhe ish-njësive që i janë bashkuar Bashkisë së Re të Tiranës. Falënderoj Arben Malokun administratorin, deputetin Xhemal Qefalia dhe të gjithë njerëzit e angazhuar.

Për ne përveçse punëve dhe veprave që thotë populli, ne duam apo s’duam flasim me fjalë në parlament. Se parlament çfarë do të thotë? –Në italisht, parlare, për të folur.

Tani ne duhet ta regjistrojmë fjalën. Sepse përmes fjalës japim mesazhin dhe përmes mesazhit përçojmë paqen, stabilitet, konflikte ose debate të pa nevojshme.

Ne jemi një vend që ka kaq shumë diell. Të mos harrojmë që kemi kaq shumë diell, është një pasuri e madhe kjo. Dhe diell ka dhe duhet të ketë për të gjithë. Prandaj duhet paqe duhet mirëkuptim edhe të jemi gjithmonë të gjithë bashkë, populli të votojë vetë i qetë i lirë në bazë të kandidatëve, në bazë të punëve. Madje, a ka mundësi që të mos i shohë fare partitë, por të shohë çfarë njerëzish sjellin këto parti për të përfaqësuar.

A janë njerëz që kujdesen për komunitetin, njerëz që mbajnë fjalën, që bëjnë punë apo janë mashtrues shpërdorues të besimit të qytetarëve. Ky koalicioni i Tiranës po punon shumë mirë dhe dua ta falënderoj Erionin për këtë frymë bashkëpunimi që ka jo thjesht si koalicion, se kjo nuk është më e rëndësishmja, por edhe me komunitetin edhe me qytetarët.

Dua të tërheq vëmendjen, që edhe ne vetë si deputetë që kemi votuar reformën administrative-territoriale, por edhe kryetarët e bashkive që janë zgjedhur, duhet të bëjnë një analizë se cilat kanë qenë impaktet e kësaj reforme pozitive, por cilat janë edhe mangësitë, dhe të përpiqemi t’i korrigjojmë ato mangësi.

Sepse ka edhe kryetarë bashkish që kujdesen thjesht për ish-bashkitë e vjetra, për ato që duken dhe jo për ato që nuk duken, ku gjithashtu jetojnë qytetarë dhe që mund të shndërrohen në perla edhe të zhvillimit të agro-turizimit dhe të rrisin mirëqenien, se nuk do të vijnë të gjithë të banojnë as te Bllok e as te Bulevardi i Ri që po bëhet në Tiranë.

Sepse Shqipëria është një vend që kudo ka mundësi dhe shanse dhe zhvillim për mirëqenie dhe askush nuk do të iki nga një vend ku ka lindur dhe ku mund t’i ketë të gjitha mundësitë për të rritur fëmijët e tij me një të ardhme të sigurt edhe të garantuar.

SHKARKO APP