Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 15:18 Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë “Qafë Thanë – Sot, së bashku me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në përurimin e sistemit të integruar kufitar “One Stop Shop”, pikë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Erion Veliaj në burgun e Fierit, Këshilltarët e Bashkisë Tiranë letër institucioneve për transferimin

Lajme E enjte, 29 Tetor 2026 18:57
Erion Veliaj në burgun e Fierit, Këshilltarët e Bashkisë Tiranë letër institucioneve për transferimin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë dhe Avokatit të Popullit, lidhur me transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi në Durrës në atë të Fierit dhe kushtet e mbajtjes së tij. Në dokument, ata kërkojnë transparencë për arsyet e transferimit, respektimin e të drejtave ligjore dhe njerëzore të kryebashkiakut të Tiranës, si dhe verifikimin e çdo kufizimi të mundshëm të komunikimit me familjarët dhe mbrojtësit ligjorë. Sipas kërkesës, fakti që Veliaj është i paraburgosur nuk duhet të shërbejë si justifikim për trajtim çnjerëzor apo për kufizimin e të drejtave që i garantohen me ligj.

“Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vijon të jetë titullari i zgjedhur i institucionit, me një mandat të konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Pavarësisht gjendjes së tij të paraburgimit, mandati kushtetues dhe ligjor i Kryetarit të Bashkisë nuk është ndërprerë. Për rrjedhojë, funksionimi i institucionit duhet të garantohet në përputhje me kompetencat që ligji i njeh kryetarit dhe organeve të tjera të vetëqeverisjes vendore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Transferimi i fundit i z. Veliaj nga institucioni i paraburgimit në Durrës në atë të Fierit ka krijuar një rrethanë të re, duke e larguar atë më tej nga selia e institucionit që drejton dhe duke ngritur shqetësime të arsyeshme për mundësinë e komunikimit, administrimit të dokumentacionit dhe ushtrimit të kompetencave të tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo distancë shtesë, së bashku me kufizimet që burojnë nga regjimi i paraburgimit, kërkon një vlerësim konkret të pasojave që mund të ketë mbi funksionimin e Bashkisë Tiranë.

Lidhur me transferimin dhe kushtet e mbajtjes së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ne, këshilltarët e Bashkisë së Tiranës, shprehim shqetësimin tonë të thellë për transferimin e papritur të Kryetarit të Bashkisë, z. Erion Veliaj, nga institucioni i paraburgimit në Durrës në atë të Fierit, si dhe për kushtet e rënda në të cilat raportohet se po mbahet.

Mund t'ju interesojë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 21 minutash
Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Para 29 minutash
Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 1 ore

Shqetësimi ynë bëhet edhe më serioz pas vizitës së Avokatit të Popullit në institucionin e Fierit, ku janë ngritur çështje që kërkojnë verifikim dhe ndërhyrje të menjëhershme institucionale.

Erion Veliaj është një qytetar i paraburgosur, i cili gëzon prezumimin e pafajësisë dhe të gjitha të drejtat që Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut i njohin çdo individi. Ai është gjithashtu Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, mandati i të cilit është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese.

Asnjë masë paraburgimi nuk mund të shërbejë si justifikim për trajtim çnjerëzor apo poshtërues, për kufizime arbitrare të komunikimit me familjen dhe mbrojtësit ligjorë, apo për pengesa të pajustifikuara në marrjen e kujdesit shëndetësor.

Për këto arsye, kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:

Transparencë të menjëhershme mbi arsyet ligjore dhe faktike të transferimit.

Garantimin e kushteve të qëndrimit në përputhje me standardet ligjore dhe evropiane, si dhe vlerësimin e menjëhershëm të nevojave shëndetësore.

Respektimin e plotë të së drejtës së komunikimit me familjarët dhe mbrojtësit ligjorë.

Verifikimin dhe heqjen e çdo kufizimi të pajustifikuar që pengon ushtrimin e të drejtave të tij.

I kërkojmë Avokatit të Popullit të bëjë publike, brenda kufijve ligjorë, gjetjet dhe rekomandimet e inspektimit të kryer dhe si anëtarë të Këshillit Bashkiak, kemi gjithashtu përgjegjësinë të kërkojmë që situata e krijuar të mos prodhojë pengesa të paligjshme për funksionimin e Bashkisë së Tiranës dhe ushtrimin e kompetencave të kryetarit të saj.

Ne nuk kërkojmë privilegje për Erion Veliajn. Kërkojmë respektimin e ligjit, dinjitetit njerëzor dhe të drejtave që i takojnë çdo qytetari. Drejtësia nuk mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzor. Dhe asnjë institucion publik nuk mund të qëndrojë indiferent përballë pretendimeve serioze për shkeljen e këtyre të drejtave”.

Etiketat e lidhura

erion veliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 21 minutash

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn
Para 29 minutash

Drejtori i Burgut të Fierit, Arben Qalliu kundërshton Erion Veliajn

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, eliminimi afër
Para 1 ore

Messi humbet toruan: godet kundërshtarin me top, por merr vetëm të verdhën. Inter Miami humbet, elimin...

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris
Para 1 ore

Çmimi i Madh i Las Vegasit thyen rekordet e F1: “Më kaotiku ndonjëherë”, thotë Norris

Më të lexuarat

1 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 3 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 3 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 17 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.