Erion Veliaj për Dhimitër Anagnostin: Tirana humbi një qytetar model, kontribues i jashtëzakonshëm në kulturën tonë kombëtare


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, duke e cilësuar këtë humbje si një goditje të rëndë për artin, kulturën dhe qytetin e Tiranës.
“Ndarja nga jeta e mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, është një humbje e madhe për artin dhe kulturën tonë, e po aq e rëndë edhe për qytetin e Tiranës. Tirana humbi një nga qytetarët e saj model, që e deshi aq fort e ku ai krijoi aq shumë filma, që tani janë pjesë e historisë së çmuar kinematografike të Shqipërisë.

Një krijues vizionar si ai, që i kushtoi jetën filmit shqiptar, artit të kinemasë dhe ekranit, do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm në kulturën tonë kombëtare. Prehu në paqe mjeshtër”, shkruan Veliaj.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?