Ermal Hasimja: Qeverisja e Fatos Nanos ka qenë e korruptuar

Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke folur për një status që bëri pas vdekjes së ish-kryeministrit Fatos Nano që ndërroi jetë të premten e kaluar, u shpreh se u shty për të reaguar, sepse u teprua me lavdërimet për Nanon. Hasimja tha se qeverisja e tij ka qenë e korruptuar dhe standardi i qeverisjes së tij ka qenë shumë i ulët.

“Kur je një person privat është tjetër gjë dhe vlejnë normat tradicionale, por kur je person publik ndryshon puna. Postimin për Nanon e bëra sepse, nëse kjo histori do të kalonte me lavdërimet e zakonshme, mirë, por u teprua. Kur je person publik nuk anashkalohen gjërat. Është një problem që e kemi ne përgjithësisht shqiptarët. I kam thënë këto gjëra kur u propozua për president dhe thashë se nuk mund t’i harrojmë dhe të mos i themi ato që ka patur qeverisja e Nanos. Qeverisja e tij ka qenë e korruptuar. E kanë thënë të gjithë. Unë në status nuk e kam fyer as si person privat se nuk është e drejtë të merresh me jetën private, por standardi i qeverisjes së tij ka qenë shumë i ulët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?