Ervin Bushati: Guvernatori duhet të jetë promotor i ekonomisë

Anëtari i Komisionit të Ekonomisë dhe deputeti i PS, Ervin Bushati ka deklaruar se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka një rol kyç dhe përveç kësaj drejtuesi i këtij institucioni duhet të jetë   promotor i ekonomisë.

Në studin e “Ditë e Re” në Ora News, Bushati ka deklaruar i vendosur se nuk ka asnjëgjë kundër me Gent Bejkon si individ, por sipas tij kandidati për guvernator duhet të ketë një vizion.

“E kam lexuar CV e Genti Bejkos, duket shumë e mirë dhe nuk kam asgjë më CV-në, por dua të dëgjoj qoftë edhe publikisht vizionin se çdo kush që do konkurrojë, unë nuk e kam me personin. Unë dua që ai që nesër do jetë Guvernatori i Shqipërisë, mos merret vetëm me atë punën e vogël, por ashtu siç po ndodh sot në të gjithë botën, të jetë promotor i ekonomisë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ka ardhur koha që ne të fusim në gjuhën tonë edhe guverantorin si promotor të ekonomisë, mos e shohim vetëm si garantor të inflacionit dhe kaq, sepse në të gjihë botën pas krizës ka ndryshuar profili i bankës qendrore”,- tha Bushati.

SHKARKO APP