Është stresuese puna juaj? Rrezikoheni nga 5 forma të kancerit

Nëse jeni duke punuar në një punë stresuese nuk është në rrezik vetëm presioni juaj i gjakut.

Përpjekjet për të mbajtur shefin tuaj të lumtur mund t’i kënaqë ata, por kjo e lë trupin tuaj të rrezikohet nga kanceri, sipas një studimi të fundit.

Duke punuar në një punë stresuese për 15 vite rrit rrezikun e pesë formave të sëmundjes, paralajmërojnë shkencëtarët.

Hulumtues nga Universiteti Quebec matën përhapjen e kancerit tek meshkujt në lidhje me stresin e punës, shkruan Daily Mail.

Megjithatë, ngarkesa e punës dhe presioni i kohës nuk ishin vetëm dy faktorët e stresit të përmendur nga pjesëmarrësit.

Pasiguria e punës, problemet financiare dhe ata të cilët merren me konsumatorët janë gjithashtu faktorë në listën e disa prej 3103 të rriturve që kishin qenë të diagnostikuar me kancer.

Ndërsa të tjerë faktorë përfshinin kushtet sfiduese ose të rrezikshme të punës, mbikëqyrjen e punonjësve dhe konfliktet ndërpersonale.

/oranews

SHKARKO APP