Është thjesht çështje standardesh
Nga Gëzim Hoxha
Vende të ndryshme aplikojnë standarte të ndryshme. Kjo lidhet pak a shumë edhe me kulturën e tyre demokratike por gjithashtu edhe me besueshmërinë e publikt të gjerë tek klasa e tij politike. Nëse do të shtrohej një pyetje e tillë: “Për çfarë arsyesh mund të shkarkohet një zyrtar i lartë në një vend të caktuar?”. Kësaj pyetje vende të ndryshme do t’i përgjigjeshin në mënyra të ndryshme.
Të gjithë e dimë se çfarë ndodh këtu tek ne prandaj nuk po ndalem se nuk ia vlen të bëjmë krahasime. Po a mund të mendohet këtu në Shqipëri që të shkarkohet një funksionar i lartë vetëm e vetëm se mund të ketë fshehur një dokument, apo komunikimet me të huaj? Kurrën e kurrës. Është thjesht çështje standarti. Po diku gjetkë pse jo, psh në Amerikë. Por nuk ndalen vetëm me një shkarkim jo, po nisin edhe hetimet. Të gjithë, këtu tek ne do e ëndërronin një shtet kaq të fortë.
WASHINGTON POST shkruante se mbikqyrësi i Pentagonit ka fillar një hetim për paratë që Michael Flynn mori nga grupet e huaja. Lajmi bëhet i ditur nga anëtarët e Komitetit të Mbikëqyrjes së Pentagonit. Shkak u bë një klauzolë e Kushtetutës e cila flet për shpërblimet. Kjo e fundit ajo i ndalon zyrtarët e lartë ushtarak të marrin pagesa ose favore nga qeveritë e huaja.
Flynn mori 45,000 dollarë për t’u shfaqur në 2015 me Presidentin rus Vladimir Putin në një darkë gala për televizionin rus, një organizatë mediatike e kontrolluar nga Kremlini. Ai gjithashtu punoi si një agjent i huaj që përfaqësonte interesat turke për një kompani me qendër në Holandë, Inovo BV, e cila pagoi kompaninë e tij, Flynn Intel Group, me $ 530,000 në vjeshtë.
Për shkak të shkeljes së klauzolës për dëmshpërblim e cila është kufizuar në një shumë jo më të madhe se ajo e pagesave të sigurimeve që një individ bën gjatë një periudhe punësimi të paautorizuar, Flynn ka akumuluar një borxh ndaj shtetit diku tek 35,000 dollarë për tre muajt e projektit Inovo.
Flynn u shkarkua si këshilltar i sigurimit kombëtar në shkurt pas zbulimeve se ai e mashtroi zëvendëspresidentin Pence për natyrën e komunikimeve të tij me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara. Zyrtari luftarak i cili kishte kohë që kishte dalë në pension, dikur ai udhëhoqi rrëfimet për kandidaten demokrate Hillary Clinton gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë të Donald Trumpit, paraqiti dokumentet si agjent i huaj rreth tre javë më vonë.
Edhe REUTERS bën të ditur se më 26 prill në një letër të lëshuar nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Mbrojtjes thuhet se ata filluan një hetim mbi paratë që gjenerali Michael Flynn morri nga grupet e huaja.
Kompanisë Flynn iu bënë tre pagesa në mes të shtatorit dhe nëntorit nga Inovo BV, përpara se Trump të zgjidhej president dhe marrëveshja u ndërpre, sipas njoftimeve të Flynn. Flynn është pronar i shumicës së aksioneve dhe shefi ekzekutiv i grupit Flynn Intel.
“Këto dokumente ngrenë pyetje të mëdha rreth asaj se pse gjenerali Flynn fshehu pagesat që kishte marrë nga burime të huaja, pasi u paralajmërua në mënyrë eksplicite nga Pentagoni”, tha një zyrtar I lartë i këtij institucioni.
Deklaratat e fundit nga Pentagoni erdhën pasi kongresistët demokratë e shtuan presionin ndaj Jason Chaffetz, kryetar i Komitetit të Mbikëqyrjes së Shtëpisë së Bardhë dhe Reformës së Qeverisë, për të hetuar çështjen Flynn.
“Vendimet tuaja për këtë hetim do të kenë një ndikim të thellë në besimin që populli amerikan ka për Kongresin në lidhje me mënyrën e barabartë të të reaguarit dhe përmbushjen e detyrës tonë sipas Kushtetutës për të ushtruar mbikëqyrje të fuqishme mbi Ekzekutivin, pavarësisht se kush është në Shtëpinë e Bardhë “, shtuan demokratët.
Dy anëtarë republikanë, të cilët u shfaqën të enjten me dokumentet rreth Flynn-it, iu bënë bisht pyetjeve të gazetarëve. Por një grup demokratësh të komisionit iu drejtuan medias. Republikanët e justifikuan sjelljen e tyre si të detyruar pasi dokumentet ishin të klasifikuara si sekrete, po një kongresiste demokrate tha se këto dokumenta duhet të deklasifikoheshin dhe të bëheshin të ditura për publikun në mënyrë që ata të gjykonin vetë lidhur me këtë çështje.
Ndjeshmëria e publikut në lidhje me këtë artikull ka qenë e lartë, këtë gjë e tregojnë edhe komentet e bëra në rubrikën përkatëse, e cila si në çdo media elektronike, gjendet poshtë shkrimit. Kanë qenë mbi 2800 veta që kanë lënë komentin e tyre lidhur me këtë çështje.
Për ta mbyllur po shtroj këtu 4 pyetjet e një komentuesi: A e dinte Trump se Flynn ishte agjent i Turqisë apo i Rusisë gjatë kohës së tij si këshilltar i sigurimit kombëtar? Dhe nëse Trump nuk e dinte, pse jo? Çfarë materiali sekret shtetëror ka parë Flynn-i? Dhe, a ishte Flynn një ndërmjetës midis Rusisë dhe Trump?