FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eurodeputetët dolën në protestë, ministri Jaupaj i pret në zyrë: Çdo projekt në Zvërnec do t’i nënshtrohet vlerësimit të ndikimit në mjedis

6 eurodeputetët që folën në protestën përballë Kryeministrisë, janë pritur në një takim nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj. Ai bën me dije se u prezantoi eurodeputetëve progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në fushën e mjedisit. Lidhur me projektin në Zvërnec, ai u shpreh se Ministria e Mjedisit po e ndjek çështjen me kujdes maksimal dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet e Bashkimit Europian. Sipas tij, çdo projekt do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), procedurave ligjore, konsultimit publik dhe një procesi tërësisht transparent, me mbrojtjen e biodiversitetit si prioritet. Ministri theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar të respektojë standardet europiane në çdo vendimmarrje që lidhet me mjedisin, duke garantuar një ekuilibër mes zhvillimit dhe ruajtjes së natyrës. Pas këtij takimi eurodeputetët zhvilluan një konferencë për shtyp.

Postimi i plotë

Në Ministrinë e Mjedisit zhvilluam një takim me delegacionin e eurodeputetëve të Parlamentit Europian, të përbërë nga Tineke Strik, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg. Takimi u fokusua mbi ecurinë e Shqipërisë në Kapitullin 27 “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”, si dhe mbi informimin lidhur me projektin e mundshëm në Zvërnec.

Swiss Digital Desktop Reklama

I informova mbi ecurinë e procesit të integrimit në fushën e mjedisit, si edhe mbi arritjet kryesore të Shqipërisë, e cila sot konsiderohet një nga kampionet e Ballkanit Perëndimor në mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit. Gjithashtu, i informova se çështja e projektit të mundshëm në Zvërnec është ndjekur dhe po ndiqet nga Ministria e Mjedisit me diligjencën më të madhe, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet e Bashkimit Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç është theksuar edhe nga Kryeministri, çdo projekt i mundshëm do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), të gjitha procedurave ligjore, konsultimit publik dhe një procesi plotësisht transparent, me mbrojtjen e biodiversitetit dhe të vlerave natyrore si prioritet të panegociueshëm.

Shqipëria është e vendosur të respektojë plotësisht standardet europiane në çdo vendimmarrje që lidhet me mjedisin, duke garantuar se zhvillimi dhe ruajtja e natyrës do të ecin gjithmonë në përputhje me ligjin, shkencën dhe interesin publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?