Eurostat: Inflacioni u rrit 0.2% në nëntor
Lajme E Premte, 16 Prill 2021 06:02
Inflacioni u rishikua në rritje në muajin nëntor në zonën euro, me 0,2 për qind në një vit, theksoi zyra evropiane e statistikave Eurostat duke publikuar një vlerësim të dytë të këtij treguesi. Gjatë vlerësimit të parë, inflacioni ishte vendosur me +0,1 për qind në një vit, me të njëjtin ritëm si në tetor, raporton ATSH.