Facebook Messenger nuk do të funksionojë më për këta celularë

Aplikacioni i famshëm për mesazhe Facebook Messenger do të largohet nga një numër celularësh Windows këtë javë.

Shërbimi për mesazhe nuk do të funksionojë më në celularët e Microsoft që përdorin sistemin operativ Windows 8.1, ose çdo sistem më të vjetër – që është vlerësuar se aplikacioni do të pushojë së funksionuari tek 76% e përdoruesve.

Facebook Messenger është aplikacioni i fundit që po nxirret nga celularët Windows, pasi Microsoft pati vështirësi të konkurrojë me pajisjet e Apple dhe Android viteve të fundit, transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klientët u informuan rreth këtij ndryshimi përmes një emaili nga Facebook. “Faleminderit që zgjodhët ta përdornit Messenger”, shkruante në email.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Na vjen keq t’ju informojmë se në fund të marsit, versioni i aplikacioni që jeni duke e përdorur nuk mbështetet më nga ne dhe ju nuk mund të dërgoni ose pranoni më mesazhe”.

 

“Për të vazhduar dërgimin dhe pranimin e mesazheve nga Facebook në celularin tuaj, përditësojeni aplikacionin e Facebook në versionin e fundit”, shkruante më tej në email.

Celularët e prekur nga ky ndryshim përfshijnë Microsoft Lumia 640, 640 XL dhe Lumia 535.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?