Facebook po punon për të lexuar trurin tuaj

Rrjeti më i populluar në botë Facebook dëshiron që të lexojë mendjen tuaj dhe për këtë po zhvillon aftësitë në ndarjen e hardwareve në Kaliforni, i fokusuar në teknologjinë ‘interface” kompjuterike.

Projekti bazohet tek Neuroshkenca, duke ndezur spekulimet se ëndrra e Mark Zuckerber është ajo e komunikimit telepatik përmes teknologjisë, e cila është në rrugën e realizimit.

Nëse aktualisht, Facebook di shumë gjëra për ju, është duke u përgatitur për nivelin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërtesa misterioze 8 e grupit ka nisur vitin e kaluar si një agjenci për të studiuar risitë e “realitetit të rritur virtual dhe inteligjencës artificiale, që po përparon në fusha të rëndësishme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Investime prej qindra milionë dollarë është dhënë nga Zuckerberg, ndërsa janë punësuar inxhinierët e “neuroimaging”, ose ata që merren me studimin e imazheve në prodhimin e strukturës apo aktivitetit të trurit ose pjesëve të tjera të sistemit nervor, teknika të tilla si  rezonanca magnetike ose tomografia e kompjuterizuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?