Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fatmir Mediu denoncon qeverinë në OSBE

Lajme E enjte, 9 Korrik 2026 15:10
Fatmir Mediu denoncon qeverinë në OSBE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Asamblenë parlamentare të OSBE, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu tha se korrupsioni, trafiku i drogës dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar, farsa elektorale, janë faktorë që kërcënojnë seriozisht sigurinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe Ballkan. Mediu tha se protestat ne Tiranë janë kundër arrogancës, korrupsionit, krimit dhe kapjes së shtetit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjala e plotë

Mund t'ju interesojë

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 3 orësh
Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një fillim të ri

Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një filli...

Para 3 orësh
Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Deputetja e PS, Muzhaqi zbulon paketën e masave për të rinjtë

Para 3 orësh

Të nderuar kolegë, Duke qenë se ndaj të njëjtat shqetësime, si edhe angazhimin për të drejtën ndërkombëtare dhe për parimet tona të përbashkëta, më lejoni të tërheq vëmendjen tuaj ndaj një çështjeje për të cilën duhet të angazhohemi edhe në vendet tona. Sot, krimi i organizuar vepron si një korporatë shumëkombëshe, duke shfrytëzuar korrupsionin, rrjetet financiare, kapacitetet kibernetike dhe ndikimin politik për të depërtuar në institucionet shtetërore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në Shqipëri, krimi i organizuar, trafiku i drogës dhe korrupsioni sistemik po minojnë gjithnjë e më shumë shtetin e së drejtës, institucionet demokratike dhe besimin e qytetarëve. Kjo nuk është më thjesht një sfidë për zbatimin e ligjit; është një kërcënim i drejtpërdrejtë për arkitekturën e sigurisë në hapësirën e OSBE-së. Kur rrjetet kriminale kapin institucionet, deformojnë zgjedhjet dhe dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit, ato gërryejnë parimet mbi të cilat është ndërtuar siguria jonë kolektive.

Pikërisht me këtë po përballemi: me një krizë të thellë demokratike, regres demokratik, kapje të shtetit dhe shkrirje të qeverisë me korrupsionin, krimin e organizuar dhe institucionet shtetërore të kontrolluara nga partia në pushtet. Këto fenomene janë dokumentuar në shumë raporte dhe dokumente ndërkombëtare. Zgjedhjet e fundit parlamentare, të cilat ju i vëzhguat, ishin një farsë, e karakterizuar nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore, blerja e votës dhe intimidimi i votuesve nga qeveria dhe krimi i organizuar.

Sot, Shqipëria klasifikohet si një autokraci elektorale. OSBE-ja u themelua mbi bindjen se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa demokraci, respekt për të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës. Duke u mbështetur në këto vlera: lirinë, pronën private, identitetin, identitetin kombëtar, dashurinë për vendin, luftën kundër korrupsionit, kundër arrogancës së qeverisë, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës prej 30 ditësh me radhë, mijëra shqiptarë po protestojnë çdo ditë kundër një qeverie të korruptuar. Ata janë shqiptarët e vërtetë evropianë, që ngrihen në mbrojtje të vendit të tyre dhe të vlerave evropiane, kundër korrupsionit në qeverisje, duke kërkuar përgjegjësi politike. Faleminderit.

Etiketat e lidhura

Fatmir Mediu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 5 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 2 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.