Fatos Lubonja shkon te protesta: Të gjithë mblidhuni kundër Ramës!

Protestës së përditshme të banorëve të “Astir” sot u janë bashkuar dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Publicisti Fatos Lubonja ka marrë pjesë në tubimin e banorëve që kërkojnë dëmshpërblime për pronat që u shemben nga projekti i Unazës së Re.

Lubonja deklaroi se protestat e qytetarëve që kërkojnë dëmshpërblim për një pronë që po u merret nga shteti nuk është një problem që u përket vetëm disa banorëve që preken të zona e “Astir”.

Ai tha se ajo që po ndodh këto ditë me projektin korruptiv të Unazës së Re është diçka shumë më e madhe që kërkon një reagim të gjithë qytetarëve. Ndaj Lubonja u bëri apel qytetarëve të Tiranë, por edhe të tjerëve në Shqipëri që të protestojnë kundër grabitjes së pronave dhe korrupsionit qeveritar.

“Protesta nuk është çështje vetëm e Astir-it, por e të gjithë shqiptarëve. Këtu duhet të jemi të gjithë për këtë. Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme. Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin”,- deklaroi Fatos Lubonja në protestën e “Astir”.

Publicisti i njohur, në shenjë mbështetje për banorët veshi gjatë protestës jelekët portokalli, të cilët simbolizojnë qytetarët që kërkojnë dhënien e dëmshpërblimit të plotë për pronat e tyre nga qeveria.

Ndërkohë sot kanë nisur dhe protestat në zonën e Shkozës në Tiranë, ku banorët kanë të njëjtin shqetësim si ata të “Astir”. Në protestën e Shkozës deputetët e PD deklaruan se qytetarët duhet të detyrojnë qeverinë që të tërhiqet duke zhvilluar protesta masive para Kryeministrisë.

VIDEO/Protesta të zona e “Astir”

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/372262663346770/

SHKARKO APP