”Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë”, Berisha: Personalitet kryesor i të majtës, ngushëllime familjes dhe socialistëve

Edhe pse kundërshtarë politikë, kreu i PD-së Sali Berisha ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos. Për të Nano është personaliteti kryesor i të majtës.

”Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë. Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.

Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit. Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen”,-shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?