Faturat e papaguara të energjisë, shkarkohet kreu i Përmbarimit

Mosshlyerja e faturave të energjisë elektrike rrëzon nga posti edhe një tjetër zyrtar të shtetit: Kryetarin e Zyrës së Përmbarimit në Kukës, Sulejman Elezin.

Elezi rezulton me një debi 334 161 lekë ndaj OSHE-s dhe shkarkimi është bërë nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.

Elezi është një ndër drejtuesit e institucioneve shtetërore që shkarkohet për shkak të faturave të papaguara të energjisë elektrike, pas Zv.ministres së Mjedisit apo drejtorëve rajonalë të vetë OSHE-s. Punonjës të tjerë të administratës shtetërore, në rangje më të ulëta, janë shkarkuar nga detyra muajt e fundit për të njëjtën arsye.

SHKARKO APP