“FB” errëson për disa minuta “puthjen” e Rodin, ja arsyeja

Pas njoftimit nga menaxherët e faqes në Facebook “Linja e hijes”, që do të organizojë shfaqjen në Treviso, rrjeti social ka “rehabilituar” imazhin falë “kontrollit të dyfishtë”.

“Puthja” e Rodinit si fillim zhduket dhe pastaj rishfaqet nëpërmjet faqes në Facebook “Linja e hijes”, një organizatë që merret me organizimin e shfaqjeve të mëdha, përfshirë atë të Auguste Rodin në Treviso, që do të hapet më 24 shkurt. Posti shoqërohet edhe me prezantimin  e ngjarjes, datat, dhe informacionet e nevojshme për rezervime dhe bileta.

“Pas zbulimit të incidentit – ka denoncuar “Linja e hijes” – mosmarrëveshja u rrit kur u zbuluan arsyet nëpërmjet Facebook, ku flitej për një imazh që tregon tepër trupin ose paraqet përmbajtje aluzive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por si gjithmonë Facebook, edhe në shënimin e dërguar, ofron një zgjidhje, madje duke këshilluar ‘të përdorni  përmbajtje që fokusohen në produktin ose shërbimin tuaj, duke shmangur aluzionet e natyrës seksuale’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që nga 6 nëntori vazhdojnë rezervimet për shfaqjen e madhe të Rodinit, që hapet në Treviso më 24 shkurt 2018.

“Puthja” dhe “Mendimtari” janë dy nga skulpturat më të famshme të të gjitha kohërave, të pranishme në imagjinatën e të gjithëve. Auguste Rodin, autori i tyre është quajtur “skulptori i impresionizmit”. Jo rastësor është edhe raporti i tij me Monet, që çoi në shfaqjen e madhe pariziene në vitin 1889, në galerinë e Georges Petit.

Marco Goldin, përgjegjës i shfaqjes, u fut menjëherë në një betejë ideologjike, duke pyetur se si mundet “një imazh simbol i historisë së artit, një ikonë e vërtetë e bukurisë së përjetshme, të krahasohet me një ndonjë imazh seksualisht eksplicit? Në një rrjet – vazhdoi ai – i pushtuar nga përmbajtje të tmerrshme pornografike, duan  me të vërtetë ta barazojnë me lakuriqësinë. Por a vlen në këtë rast Puthja e Rodinit për imazhet që qarkullojnë lirshëm?

Facebook dhe rreziku i “censurës”: prapa bllokut një ushtri moderatorësh

Errësimi i postit për disa minuta, është për shkak të algoritmit Facebook,  i thirrur për të “censuruar” imazhet nga përmbajtje tepër eksplicite ose pornografike. Pas raportimit të pronarëve që panë se imazhi u zhduk nga faqja, ekipi i rrjetit social më popullor, kontrolloi manualisht përmbajtjen e imazhit.

Qeniet njerëzore e kanë transformuar lehtë atë. Por ekziston një procedurë e “kontrollit të dyfishtë”, që ndodh çdo herë që algoritmi ka dyshime nëse imazhet mund të ndikojnë në ndjeshmërinë e përdoruesit. Dhe mund të ndodhë që, mes ‘viktimave’ të procedurës, të jenë skulptura ose piktura. Por qetësohuni, Facebook nuk ka si  qëllim të errësojë artin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?