FBI zbarkon në Tiranë, takim me elitën e sigurisë

Tirana është kthyer këtë javë në një pikë takimi për drejtues dhe ekspertë të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa. Nga 19 deri më 23 shtator, kryeqyteti shqiptar pret takimin e 42-të të kapitullit europian të FBI National Academy Associates (FBINAA). Gjatë takimit do të diskutohen disa prej sfidave kryesore me të cilat përballen institucionet ligjzbatuese. Në fokus janë krimi i organizuar, terrorizmi, ekstremizmi në internet, grupi “764”, përdorimi i dronëve, krimi kibernetik, gjurmimi i parave të përfituara nga aktivitetet kriminale, sekuestrimi i pasurive, narkotikët dhe proceset e ekstradimit.

Në aktivitet marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe amerikane. Programi përfshin drejtues dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, SPAK-ut, BKH-së dhe Prokurorisë. Nga pala amerikane parashikohet pjesëmarrja e Spencer Horn, Zëvendës Ndihmës Drejtor në FBI, si dhe e Brendan Collins, atasheut të FBI-së në Sofje. Takimi në Tiranë shërben si një forum për shkëmbimin e eksperiencave dhe diskutimin e qasjeve të përbashkëta ndaj sfidave të sigurisë dhe krimit ndërkufitar.

Ministri i Brendshëm Ervin Demo, kreu i SPAK-ut, Klodian Braho sollën në vëmendje rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar. “Rritja e kapaciteteve tona është prioritet. Dixhitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet. Gjatë pesë viteve të fundit numri i skuadrave të përbashkëta hetimore është pesëfishuar. Vetëm gjatë vitit të kaluar Policia e Shtetit zhvilloi mbi 100 operacione të përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë”, tha Ervin Demo. “Bashkëpunimi ndërkombëtar ka ndihmuar në goditjen ndaj krimit të organizuar. Një informacion që vjen nga Shqipëria mund të ndihmojë në vendet tuaja dhe e anasjelltas”, tha Klodian Braho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për drejtuesin e Policisë së Shtetit, lufta ndaj grupeve kriminale nuk mund të ndalet në kufijtë e një vendi. “Informacioni shkëmbehet në kohë, ekspertiza dhe besimi midis agjencive përbëjnë diferencën në identifikimin e një krimi apo çmontimin e krimit ndërkombëtar. S’mund ta përballojmë këtë kërcënim të vetëm, duhet të ndajmë informacionin. Përballë krimit të organizuar kemi sfidë të përbashkët”, u shpreh Skënder Hita. Konferenca e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, bashkon në Tiranë përfaqësues nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë, duke e kthyer kryeqytetin në një pikë takimi për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave në luftën kundër krimit ndërkufitar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?