”Fëmija i katërt tentonte t’i lajmëronte që kishin makinën”, Karamuço: Deputetët të ndërhyjnë me ligje të ashpra
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço komenton aksidentin tragjik në Durrës ku humbën jetën dy të mitur. Ai tha se fenomeni mund të parandalohet vetëm nëse Kuvendi dhe institucionet ndërhyjnë me ligje reale. Sipas tij personat që shkaktojnë aksidente tragjike si ai i djeshmi në Durrës, nuk duhet të kenë më mundësi të marrin patentë dhe shprehu se Shqipëria duhet të zbatojë ligje të ashpra si ato në Amerikë, ku shoferët e papërgjegjshëm burgosen për drejtim të pakujdesshëm të automjetit dhe nuk pritet që ata persona të shkaktojnë viktima që të ndëshkohen.
”Fëmijët do luajnë diku. Ne kemi qenë vetë në moshën e tyre. Sot kanë qenë pjesë e një zone informale. Fëmijët kanë improvizuar aty, midis pemës dhe një guri tjetër, të luash në trotuar nuk është mëkat. Është këshilla e par që jep një prind, të lutem në trotuar. Fëmija i katërt dëgjohet në kamera duke ulëritur për t’i njoftuar që po vjen makina. Mendoni sa njerëz të tjerë do merrte përpara po të kishte më shumë njerëz aty.
Bërtasin këta që nuk lexojnë ligjet në parlament. I kanë të gjitha në ligje. Të ndryshojnë një sërë masash që i kanë aty në karton. Të fusin ligjin zviceran, mbi 1.6 alkool po u kape, nuk merr më patentë në jetën tënde. Në çdo lagje i kemi kontingjentet e çmendur, por jo sistem që monitoron këta njerëz. Në autostradë kemi kamera në çdo kilometër. Në zona urbane nuk matet shpejtësia, ndërkohë që 40% të viktimave i kemi nga shpejtësia e makinave në zona urbane.
Futen makinat në garë të dielën sepse e dinë që bie kontrolli policor. Policia jonë të kërkojë një qasje ndryshe ndaj këtyre personave që e ngasin makinën si të çmendur. Deputetët tanë të vendosin, nëse duan libër të ashpër apo të butë. Ke ligjin amerikan që s’ka nevojë të përplasësh njeri për të shkuar në burg. Shkon në burg nëse nget i pirë apo klon semaforin me të kuqe. Kjo duhet”, u shpreh Karamuço.
KOHA JONË SONDAZH

