Fenomen i çuditshëm. Fshati nuk zgjohet nga gjumi për ditë me radhë (VIDEO)
Mjekët dhe shkencëtarët në Kazakistan, janë hasur me një fenomen misterioz. Në mesin e banorëve të fshatit Kalaçi, shkaktohet gjumësia e rëndë që zgjat ditë me rrallë. Zgjimi nga gjumi, që zgjat nga dy e deri në pesë ditë zakonisht përcillet edhe me humbjen e pashpjegueshme të kujtesës për atë se çka ka ndodhur.
Marina Felk, 50 vjeçe, nga Kalaçi tregon se çka i ka ndodhur. “Një ditë në mëngjes të hershëm, si rëndom, isha duke mjelë lopët dhe thjesht fjeta”. Tregime të tilla janë të zakonshme në Kalaçi dhe në një vendbanim të afërt minatorësh, tashti pothuajse të zbrazur, Krasnogorsk.
Është i pazakontë fakti se si njerëzit përjetojnë gjumin e tillë herë njëri e herë tjetri, ndërsa disa familje sikur janë imune ndaj këtij fenomeni.
Në fillim mjekët e lidhnin këtë me pijen alkoolike vodka të kualitetit të dobët, që prodhohet dhe konsumohet në pjesët rurale të Kazakistanit, mirëpo, kjo bie poshtë pasi asnjëra nga gratë në tregun lokal që kishin fjetur nuk e kishin konsumuar alkoolin.
R.Sh
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=jiKP0HioAYs” width=”560″ height=”315″]