FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ferit Hoxha: Të rinjtë do të jenë brezi i parë që do ta përjetojë Shqipërinë si anëtare të BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me kryeministrin Edi Rama, morën pjesë në një dialog të hapur me 150 aktivistë të rinj nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, në kuadër të RinCamp 2026, ku në fokus ishte procesi i integrimit europian dhe roli i të rinjve në këtë rrugëtim.

Gjatë panelit të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, Hoxha theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian është një objektiv kombëtar që kërkon angazhimin e të gjithë shoqërisë, veçanërisht të brezit të ri.

“Ky është qëllimi ynë kombëtar, misioni ynë i përbashkët dhe mundësia më e mirë për të rinjtë. Askush nuk përjashtohet; të gjithë kanë një rol për të luajtur. Ky brez do të jetë i pari që do ta përjetojë Shqipërinë si shtet anëtar të Bashkimit Europian”, u shpreh ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai nënvizoi se procesi i integrimit nuk zhvillohet vetëm në institucionet europiane, por fillon në vetë Shqipërinë përmes zbatimit të reformave.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Evropa fillon këtu. Në Bruksel merren vendimet, por reformat bëhen këtu. Ndikimi i gjithçkaje që vendoset në Bruksel reflektohet në Shqipëri”, deklaroi Hoxha.

Ministri i Jashtëm shtoi se çdo qytetar mund të japë kontributin e tij në afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke theksuar se përgjegjësia e qeverisë është ta çojë vendin drejt anëtarësimit, ndërsa brezi i ri do të ketë misionin të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e Shqipërisë brenda familjes europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?