“Fermerë me Pamje nga Deti”

 

Për herë të parë në Shqipëri një hulumtim i detajuar orienton donarët, pushtetin vendor apo investitorët mbi aktivitetet potenciale të zonave pranë bregdetetit. Konkretisht në katër fshatra të bregdetit Jonian: Himarë Fshat, Kudhës, Pilur dhe Qeparo Fshat.

Fermerë me Pamje nga Deti” i prezantuar sot në Galerinë Kombëtare të Arteve është publikimi hulumtues, i përgatitur nga programi Akademia Verore e Atelier Albania 2015,  pjesë e të cilit janë studentët e arkitekturës në Shqipëri.  Ky materialsjell një përqasje të re në planifikimin dhe promovimin e shtëpive pritëse autentike me kosto minimale investimesh në katër fshatra të bregdetit Jonian, duke përbërë kështu  një udhëzues intersant për të thithur sa më shumë turistë, e në mënyrë indirekte zhvillim ekononik të këtyre fshatrave, pjesë edhe të Planit të Integruar Ndërsektorial të Bregdetit.

Botimi është  është fryt bashkëpunimit të suksesshëm, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Urban, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Atelier Albania dhe GIZ.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha se “Fermerë me Pamje nga Deti” sjell potencialin turistik të 4 fshatrave.

“Janë ide krijuese, të cilat joshin donatorët, investitorët duke sjellë rrjedhimisht më shumë të ardhurave e krijojnë vende pune për banorët e këtyre zonave. Unë jam e sigurtë se këto sugjerime për mënyrën e zhfrytëzimit të potencialit të kanë keto zona nuk do të mbeten në letër. Madje, do të ftoja donatorët, urbanistët, arkitektët që të mbështesin këto shkolla verore të arkitektëve të rinj, për të promovuar idetë dhe krijimet e tyre”, tha në fjalën e saj Ministrja Gjermeni.

Drejtori I GIZ, Hans-Juergen Cassens tha se nëpërmjet orientimeve që jepet publikimi hulumtues bëhet e mundur që potenciali turistik I zonave pranë bregdetit të shkojë direkte të banorët, ata të jenë përfituesit kryesorë.

Akademia Verore e Atelier Albania 2015, është një nismë e mbështetur nga MZHU. Studentë të arkitekturës për më shumë se 5 javë kanë jetuar në 4 fshatra dhe kanë sjellë idetë se si vecoritë e secilit prëj fshatrave të mund të përdoren për të promovuar ekonominë e përmirësuar kështu jetesën e banorëve. 

 

SHKARKO APP