Figuroni debitor i energjisë? Ja si do ta paguani me këste

përmes të cilave juve ju jepet mundësia t’i shlyeni pak e nga pak në kohë borxhet e akumuluara prej faturave të papaguara të energjisë. Më konkretisht, mes pagesave me këste, të cilat do të lejohen pikërisht për kategorinë e qytetarëve të cilët figurojnë si debitorë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Kjo qëndron në bazë të një vendimi të posaçëm të marrë nga Këshilli Mbikqyrës i këtij operatori, i zbardhur ditën e djeshme dhe që detajon mënyrat sesi të gjithë debitorët mund të shpëtojnë një ditë prej borxheve të energjisë elektrike.

Ja mënyrat

“Të gjithë konsumatorëve familjarë, të cilët rezultojnë debitorë për detyrimet e energjisë (principal dhe kamatë-vonesë), u krijohet mundësia e ekzekutimit me këste të këtij detyrimi. Dhe që nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për pagesën me këste të detyrimeve, OSHEE nuk do të llogarisë më kamatë- vonesa për periudhën kohore që parashikohet në marrëveshje për ekzekutimin e plotë të detyrimit. Gjithashtu, parashikohet që “shoqëria të marrë masa që të përcaktojë si kusht në marrëveshje detyrimin e konsumatorëve familjarë, që brenda afateve kontraktore të shlyejnë faturën korrente të energjisë dhe një vlerë përkatëse që i korrespondon një pjese të detyrimit të prapambetur. Ku vlera e këstit mujor për ekzekutimin e detyrimit të prapambetur, negociohet rast pas rasti nga shoqëria, por në çdo rast, nuk mund të jetë më e vogël se 2.500 lekë në muaj”, citon vendimi i Këshillit të OSHEE-së. Për të sqaruar më tej edhe faktin se përjashtimisht, “për familjet e kategorizuara në sistemin e ndihmës ekonomike, vlera e këstit mujor për ekzekutimin e detyrimit të prapambetur, negociohet rast pas rasti nga shoqëria por në çdo rast, nuk mund të jetë më e vogël se 1.000 lekë në muaj”. 

 

Ulja e kamatë-vonesave

Për konsumatorët familjarë, që kanë detyrime të prapambetura të energjisë elektrike, të cilët  bien dakord të shlyejnë menjëherë të gjithë detyrimin e prapambetur (principal +kamatë vonesë), Shoqëria OSHEE sh.a do të aplikojë një zbritje të vlerës së detyrimit të kamatë-vonesave në nivelin prej -80%. Ky kriter do të aplikohet edhe në rastet kur detyrimi i prapambetur përfaqësohet vetëm nga kamatë-vonesa. Dhe kjo mundësi pagese do të jetë e vlefshme deri në datën 1 Mars 2015.

“Kushtet e mësipërme nuk do të aplikohen nëse konsumatorët familjarë, nuk respektojnë detyrimet sipas marrëveshjes së nënshkruar me Shoqërinë OSHEE sh.a. Në këtë rast, ndaj këtyre konsumatorëve do të aplikohen detyrimet e parashikuara në kontratën e furnizimit, përfshirë edhe përllogaritjen e kamatë vonesës. Ky vendim hyn në fuqi në datën 01.12.2014”, sqaron gjithashtu OSHEE-ja.

 

Ministri i Energjetikës

 

Gjiknuri: Me këto masa lehtësuese,

borxhet shlyhen brenda 1-2 vitesh

 

“Unë dua të them që mundësia ekziston e shtrirë, që mund të shkojë në një ose dy vjet”. Me këto fjalë u është përgjigjur dje gazetarëve ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, teksa ata e kanë pyetur se sa është afati i parashikuar nga qeveria për t’u shlyer gjithë borxhi i akumuluar i energjisë elektrike ndër vite prej konsumatorëve familjarë, nëse ata do të aplikojnë masat e reja lehtësuese të pagesës me këste. “E rëndësishme është që ai debitor që ka këto borxhe, nëse do të pranojë të paguajë këtë këst prej 2.500 lekësh në muaj, do ta shlyejë në vitet në vijim. Por, në momentin që nuk e paguan këtë, patjetër që do të ketë masa administrative, siç është ndërprerja e menjëhershme e energjisë dhe rënia e kësaj skeme”, pohoi ai lidhur më tej. Duke sqaruar gjithashtu se këto masa lehtësuese është menduar që të aplikohen vetëm ndaj kategorisë së konsumatorëve familjarë, pasi sipas tij, biznesi i ka mundësitë që të paguajë sepse në fund të fundit operon duke presupozuar që të fitojë nga aktiviteti i tij privat. “Kjo është vetëm për konsumatorët familjarë. Biznesi i ka mundësitëtëpaguajë me këste. Ekziston edhe sot mundësia për biznesin tëpaguajë me këste. Biznesi është biznes, t’i llogarisë tek shpenzimet, t’i marrë masat për të paguar këto debi,sepse në fund të fundit ata janë për qëllim fitimi. Ne duam t’ju vijmë në ndihmë konsumatorëve familjarë. Dhe të gjitha masat që merr qeveria me reformat e fundit, qoftë edhe me rishikimin e politikës në lidhje me çmimet e HEC-eve kanë synim pikërisht për të mbrojtur konsumatorin që të mos rëndohet me tarifa të shtuara”, ishte qëndrimi i tij shprehur lidhur me një çështje të tillë.

 

 

RRITJA

 

Enti Rregullator, në 5 dhjetor

 vendos mbi rritjen e çmimit

 

Data 5 dhjetor do të shënojë mbledhjen e Entit Rregullator të Energjisë, ku do të diskutohet në lidhje me aplikimet e tre kompanive të sistemit të energjisë elektrike për rishikim të tarifave të çmimit të energjisë elektrike. Konkretisht, fjala është për tre aplikimet e bëra nga KESH, OST dhe OSHEE, mbi ndryshimin e tarifimit të produkutit të energjisë. Ja kërkesat e secilit prej këtyre operatorëve: -Aplikimi i KESH sha për përcaktimin e tarifës së energjisë elektrike për furnizuesin publik me shumicë për vitin 2015. -Aplikimi i OSHEE-së për rishikimin e tarifave për aktivitetet e shpërndarjes dhe të furnizimit public me pakicë të energjisë elektrike për vitin 2015. – Aplikimi i OST-së për tarifën e shërbimit të trasmetimit të energjisë elektrike për vitin 2015.

SHKARKO APP