Fillon lufta e brrylave mes Adriatik Lapaj dhe PD!
Ted Kopliku, drejtues i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, në një lidhje direkte në A2CNN, deklaroi se Adriatik Lapaj nuk mund t’i vendosë kushte PD-së.
“Nëse zoti Lapaj merret me politikë, duhet të pranojë një raport forcash mes partive në Shqipëri. Kushtet që vendos Lapaj, duken sikur është ai drejtuesi i gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka logjikë. “Shqipëria Bëhet” dhe partitë e tjera si ajo ekzistojnë vetëm duke kundërshtuar Partinë Demokratike. Këto ekzistojnë duke thënë “nuk jemi si ata”. Kanë rënë në kurthin e vet. Ata kërkojnë të njëjtat gjëra që kërkon edhe PD-ja. Por, nuk shoh zgjatje dore ndaj PD-së”, tha Kopliku.
“Zoti Lapaj foli se si është normalizuar e keqja në vend. Pjesë e këtij normalizimi ka qenë edhe vetë Lapaj. Lapaj normalizonte kur zoti Berisha arrestohej, kur Partisë Demokratike i merrej vula, i merrej e drejta për me kandidu si një parti politike apo protestave përballë Bashkisë së Tiranës. Dhe kjo e bën këtë dyshim në qëllimin e zotit Lapaj. Jam dakord me atë që thotë zoti Lapaj, pra që duhet bashkim i të gjitha partive politike, por duke marrë në konsideratë peshën specifike që secila ka. Nuk mund të vijë një parti e cila ka në koalicion diku tek 60 000 vota, t’i përcaktojë kushtet për me heq flamujt një partie politike e cila zgjedhjet e fundit mori 530 mijë vota përtej vjedhjeve, përtej manipulimit”, shtoi Kopliku.
Në thelb PD-ja nuk e do Lapajn, por nga halli po e fton në bashkëpunim sepse po qëndron fort para kryeministrisë dhe se demokratët janë për përballje ditë-natë si Lapaj e jo si Selia Blu që bën një protestë e ikën.
KOHA JONË SONDAZH
A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?
Results
Vota totale: 44581

