Financimi i partive, Gjiknuri dhe Bylykbashi takim me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias

Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi pritën në një takim një delegacion përfaqësuesish të Komisionit të Venecias.

Gjiknuri tha se u zhvillua një konsultim rreth projektligjit të ri për financimin e partive politike. Komisioni i Venecias përbëhej nga anëtarët: Veronika Bilkova, Oliver Kask, Saša Zagorc, si edhe ekspertët e DGI-së, Yves-Marie Doublet dhe Laura Stefan.

“Duke i informuar mbi punën e bërë deri më tani në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, zhvilluam me ta një konsultim të gjerë rreth projektligjit të ri për financimin e partive politike. Nisma ligjore ndodhet tashmë në fazën e konsultimit me grupet e interesit, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, për të vijuar më pas me përmbylljen e saj dhe kalimin në procedurë parlamentare”, shkruan Gjiknuri në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?