Financimi i partive politike, Niko Peleshi i kërkon opinion Komisionit të Venecias

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i është drejtuar Komisionit të Venecias me një kërkesë, për marrjen e opinionit për projektligjin për financimet e partive politike. Projekt-opinioni pritet të diskutohet dhe të miratohet në Sesionin e 147-të Plenar të Komisionit të Venecias, që do të zhvillohet më 12-13 qershor 2026.

Letra e kreut të Kuvendit, Niko Peleshi drejtuar Komisionit të Venecias

Në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në cilësinë time si Kryetar i Kuvendit, dëshiroj të shpreh vlerësimin tim të sinqertë për kontributin e vazhdueshëm dhe të vlefshëm të Komisionit të Venecias në forcimin e institucioneve demokratike, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe avancimin e proceseve zgjedhore në Republikën e Shqipërisë. Ekspertiza dhe udhëzimet e Komisionit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë thelbësore për të siguruar që reformat ligjore të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm dhe në vijim të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i mandatuar për të propozuar ndryshimet e nevojshme ligjore në fushën e reformës zgjedhore, dëshiroj t’ju informoj se Komisioni ka përgatitur projektligjin me titull “Për Financimin e Partive Politike”. Ky projektligj synon të adresojë rekomandimet e përcaktuara në raportet e OSBE/ODIHR-it, duke përfshirë gjithashtu standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira në fushën e transparencës, mbikëqyrjes dhe rregullimit të financimit të partive politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kuadër, kam nderin t’ju përcjell projektligjin e sipërpërmendur dhe t’ju ftoj me mirësi që Komisioni i Venecias të japë opinionin e tij. Ne do të vlerësonim shumë çdo koment, rekomandim apo vërejtje që ju mund ta konsideroni të përshtatshme. Kontributi juaj do të ishte veçanërisht i rëndësishëm për përmirësimin e mëtejshëm të projektligjit dhe garantimin e përputhjes së tij të plotë me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira. Ju falënderoj paraprakisht për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe pres me interes marrjen e opinionit tuaj të çmuar për këtë çështje.

Niko Peleshi

Znj. Claire Bazy-Malaurie, Presidente e Komisionit të Venecias, Këshilli i Europës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?