Fiorentina xheloze për Ambrën, Olsi: S’kam faj, ajo më erdhi

Edhe pse ishte duke bërë vrap në oborr, Fiorentinës nuk mund t’i shpëtonte momenti kur Ambra ju afrua Olsit në kuzhinë dhe po e prekte në kurriz e po e pyeste për kuptimin e tatuazheve të tij. Pasi Ambra largohet nga Olsi, Fiorentina futet menjëherë brenda dhe i drejtohet Olsit. “Sustë me mua, mos e zgjat më. Por Olsi i thotë se nuk ishte ai që shkoi te Ambra, por ajo u fut në kuzhinë ku ishte ai. “Nuk dua, ishte ajo që më erdhi. Mua mos më bëj kot. Unë isha duke fshirë, ndërsa erdhi ajo. Pse bën këto veprime. Çfarë ti bëj unë, ajo erdhi vetë”, i thotë Olsi.

Por Fiorentina i thotë se meqenëse situata është e tillë, ajo do ta sqarojë këtë me Ambrën. “Ok, do flas unë me atë sot. Do i them mos guxo t’i afrohesh Olsit. Meqenëse qenka puna kështu, ty gjithmonë të vijnë, gjithmonë të vijnë”, i thotë Fiorentina./bb

SHKARKO APP