Firmat për Shabanin/ Berisha: Unë e kuptoj që jeni mërzitur! Ato u tërhoqën, por ju kërkoj ndjesë ju dhe gjithë shqiptarëve për ato

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë ‘Foltores’ në Elbasan, ka kërkuar ndjesë dhe komentoi zgjedhjen e Endri Shabanit nga Rama, duke përdorur firmat e deputetëve të demokratë, që më pas u tërhoqën, por që mazhoranca nuk i njohu.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Ne bëjmë dhe gabime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gabim ishte shumë ajo që ju patë dhe unë e kuptoj që ju jeni të mërzitur me këtë, me këto firmat ndaj Endri Shabanit, avokatit të Edi Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe u kërkoj ndjesë unë juve dhe të gjithë shqiptarëve për ato firma që janë vënë, të cilat në të vërtetë u dhanë në një periudhë që u krijua një mbështetje për kandidatin e pavarur për Tiranën, nga të gjitha partitë politike.

Por ato firma u tërhoqën, ta dini mirë. Megjithëse u tërhoqën me firmë. Secili që firmosi, me firmë tërhoqi firmën.

Natyrisht, Edi Rama në mënyrën më të pa skrupull, e zgjodhi atë. E gëzoftë edhe Shabanin e tij. Ne do t’i përgjigjemi.

Nesër mblidhet kryesia dhe i komunikon të gjitha vendimet.

Por, mbi të gjitha, kryesia do marrë vendimet për t’u angazhuar në betejën vendimtare, betejën finale. Kjo është beteja finale e demokratëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?