Fitojnë Bayern, Liverpool dhe Juve

Bajerni shënon një fitore me goleadë në Bundesligën. Skuadra kampione në fuqi shkatërroi në Allianz Arena, Manzin me rezultatin e thellë 6-1. Sfida nuk nisi aspak mirë për skuadrën e Niko Kovaç, që e pa veten në disavantazh pasi Mainzi shënoi me Bwtius që në minutën e 6, më pas gjithçka foli për bavarezët që shënuan me Pavard, Alabwn, Perishic, Koman, Levandovski dhe Dejvis. Me këtë fitore Bajerni ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë dhe la pas Dortmundin që u mund nga Union Berlin 23-1. Union Berlin që këtë vit është ngjitur në Bundesligë shënoi të dy golat me Marius Bylter, ndërsa mes tyre qëndron goli i barazimit të përkohshëm të Alkaser.

Në Angli, Liverpuli nuk ndalet

Skuadra kampione e Evropës mundi edhe Bërnlin në fushën e këtij të fundit me rezultatin 3-0 duke rimarrë kreun në Premier League. Ud me autogol, Sadio Mane dhe Firmno ishin ata që i dhanë këtë sukses Liverpulit që shkon në 12 pikë pas 4 javëve 2 më shumë se Mancester Siti. Manchester United bëri një tjetër hap fals teksa barazoi në fushën e Sauthemptonit 1-1. Djajtë e Kuq morën kryesimin me Daniel James në minutën e 10, Southampton barazoi me Vestergard.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Spanjë, Barcelona duket se ka probleme me ndeshjet jashtë Camp Nout në këtë fillim sezoni. Në Pamplona skuadra katalanase nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në një ndeshje ku lajmi më i mirë për skuadrën e Valverdes është goli i Ansu Fati që bëhet lojtari më i ri që shënon për Barcelonën në La Liga. përsa u përket golave të tjerë; për Osasunën ata u shënuan nga Robert Torres, ndërsa për kampionët e Spanjës gjeti rrugën e rrjetës edhe Artur Melo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Itali, Juventus dhe Napoli dhanë spektakël në fushën e lojës teksa shënuan 7 gola por 3 pikët i morën bardhezinjtë. Skuadra e Ancelotit mori kryesimin në 3-0 pas golave të shënuar nga Danilom, Higuain dhe Cristiano Ronaldo, por Napoli reagoi dhe barazoi rezultatin në 3-3 pas golave të Manolas, Lozanios dhe Di Lorenzos. Kur u duk se gjithçka po mbyllej në këtë mënyrë Kulibali shënoi autogol duke i dhënë fitoren 4-3 Juventusit. Milani shënoi fitoren e parë teksa theu Brescian 1-0 me golin e Callhanoglu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?