
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka përshëndetur shqiptarët e Luginës së Preshevës për fitoren e dy mandateve në zgjedhjet parlamentare në Serbi ditën e djeshme.
“Arritje historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës!
Miq,
Një urim të përzemërt në emër të Partisë Demokratike shqiptarëve në Luginën e Preshevës për rezultatin historik në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Republikën e Serbisë. Ata pas bashkimit në një koalicion të vetëm fituan dy mandate dhe i treti i mundshëm. Urime!”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.
