Fituesi dhe humbësit e zgjedhjeve

 

Nga Sadedin Çeliku

Zgjedhjet vendore përfunduan dhe secili mori hakun e vet. Edhe ato akuza dhe kundërakuza që u bënë gjatë fushatës,në përmbajtje ishin thjesht elektorale dhe askush nuk u vuri veshin seriozisht.

Tashmë vërejmë se secila parti po bën analizën dhe kjo më e theksuar me partitë humbëse por dhe ke partitë që morën më pak se herë të tjera. Duket se më të ndjeshëm nga rezultati që morën,janë Partia Demokratike e  cila  pati  jo  pak rrjedhje në raport me zgjedhjet e fundit vendore  dhe Partia Socialiste e cila nga zgjedhje në zgjedhje po merr më pak se pritshmëritë dhe

parashikimet që kishte bërë ajo parti.

Asnjë parti nuk pranon hapur dhe me sinqeritet humbjen, rrjedhjen e votave e të elektoratit, dhe asnjë parti nuk tregohet e hapur përpara shoqërisë. Sigurisht që kjo lidhet me kulturën demokratike që ka vetë shoqëria shqiptare, por dhe liderët politikë të cilët gabimet e tyre ose ja faturojnë njëra-tjetrës ose të deleguarve në zonat elektorale ose i bien shkurt “na vodhën votat”.

Partia Demokratike i fitoi zgjedhjet vendore të vitit 2007 dhe kjo fitore u përsërit edhe në vitin 2011 ku ishte dominante thuajse në 12 Qarqet e Shqipërisë. Humbja në këto zgjedhje e kësaj force politike ka shumë arsye e mjaft argumente, por unë do të rendis disa prej tyre :

1- Kryetari i ri i Partisë Demokratike, zoti Lulzim Basha nuk kishte besimin e

të gjithë partisë së tij, nuk ishte dhe s’u bë simboli i asaj force politike por  dhe kështu nuk mund ta zëvendësonte dot liderin e vjetër z.Sali Berisha.

2- Fushata u dominua dhe kishte si kryefjalë dekriminalizimin, korrupsionin, varfërinë dhe papunësinë,fenomene të cilat i krijuan vetë dhe kështu ato u kthyen në bomerang kundër partisë së tij.

3- Fushata u dominua nga akuza politike të pabesueshme dhe boshe sepse z.Lulzim Basha mendojë se mund ta karikojë dhe  impulsojë elektoratin në vend dhe kështu mund ti jepnin rezultatin e dëshiruar.

4- Vetë zoti Basha si kryetar i Bashkisë së kryeqytetit dështoi, nuk mbajti premtimet dhe kësisoj nuk mund të bëhesh i besueshëm për zgjedhësit në përgjithësi dhe atyre të partisë së tij në veçanti.

5- Kandidatët nuk ishin më të mirët dhe as konkurrues në përballjet me kundërshtarët. Disa kandidatë nuk kishin kontribute, aftësi, kredite dhe as kredenciale për të qenë në krye të njësive vendore. Kjo ishte më e theksuar në njësitë e mëdha vendore si në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë, Fier.

6- Të pakënaqurit dhe kundërshtarët potencialë të zotit Basha nuk u përfshinë në listat e kandidaturave dhe as në fushatë dhe kjo ka ndikuar ndjeshëm  në rezultatin e përgjithshëm zgjedhor.

7- Njerëzit e përfshirë në fushatën elektorale jo me integritet dhe ende pa identitetin e tyre politik. Profili i tyre ishte i ulët dhe në disa raste pa profil. Të tillë prurje e dëmtuan imazhin e partisë  dhe kandidatëve që  garuan për kryetar bashkie.

8- Mungesa e përfshirjes në fushatë të zotit Sali Berisha,zj Topalli, z.Bode,  z.Rusmajli,dhe mjaft emrave e figurave të tjerë ka qënë një gabim e cila solli si pasojë humbjen në zgjedhje.

9- Kandidatët u futën të papërgatitur në fushatë dhe shumica e tyre me ndonjë  përjashtim nuk kishin as programe dhe as objektiva. Kryefjala e fushatës ishte politikë dhe akuza dhe jo angazhim e sipërmarrje.

Partia Socialiste në planin e parë duket se është fituese sepse ka marrë disa kryetarë të mëdhenj,por vota popullore më pak se radhë të tjera sepse vërehen rrudhje të elektoratit. Rrudhja e elektoratit socialist ka qënë dinamike dhe në se nuk merren masa do mbetet forcë pa peshë

në jetën politike të vëndit.

1-U larguan nga Partia Socialiste mbi 100 ish deputetë, qindra ish të zgjedhur kryetarë komunash dhe sekretarë komunash, mbi 60 ish ministra, mbi 100 ish zëvendësministra, disa ish prefektë dhe sekretarë prefekturash, kryetarë dhe ish kryetar qarqesh dhe mijëra këshilltarë

komunash dhe bashkish. Të gjithë se bashku bëjnë mijëra dhe qindra mijëra vota të humbura.

2. U larguan nga forumet e partisë në emër të reformimit të partisë, qindra militantë e kontribues politik qysh nga viti 1991dhe u zëvendësuan nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe nga

bashkëpuntorë të zotit Rama një pjesë e të cilëve vinin nga radhët e Partisë Demokratike.

3. U sistemuan në punë njerëzit e afërt me Kryetarin e Partisë por dhe  të  bashkëpuntorëve të tij,pa kritere. Meritokratët socialistë në kuptimin politik dhe profesional mbetën pa punë.

4. Kandiduan dhe u bënë deputetë njerëz pa arsim, biznesmenë, në konflikt interesi, pa kredenciale, që më shumë i bënë dëm Partisë Socialiste se sa ishin zgjidhje. Si të tillë ata nuk mund të marrin besim, nuk mund ta ndihmojnë partinë dhe nuk mund të bëhen kurrë

5. U lanë në punë në administratë e lartë publike njerëz të korruptuar  dhe hajdutë sepse vëndin e punës e mbrojtën me para e ryshfete.

6. Nuk u mbajt asnjë premtim paraelektoral dhe kësisoj rezultuan mijëra të pakënaqur të cilët ose nuk votuan ose votuan kundër ose ja dhanë

7. Nuk denoncuan, nuk çuan në pranga asnjë të akuzuar nga zoti Rama dhe të tjerë. Autorët e ngjarjeve të Gërdecit,të vrasjeve të 21 janarit, të vjedhjeve korruptive, të përvetësimit të pronës publike,të koncesionimit të sektorëve strategjikë etj mbetën thjesht pjesë e fushatës

8. Synimet e Kryetarit Partisë Socialiste për ta shndërruar në parti elektorale  ishte një gabim. Slogani “përtej të majtës dhe të djathtës” i dëshpërojë disa nga veteranët të cilët edhe sot nuk e kuptojnë këtë qëndrim.

9. Mungesa e forumeve në bazë dhe sidomos në fshatra ku nuk ekzistojnë fare  ka ndikuar ndjeshëm në reduktimin dhe rrjedhjen e votave popullore. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mund të gjykohet sepse de facto vetëm ajo ka fituar. Progresi asaj lidhet me premtimet e mbajtura. Është parti mjaft punëtore ,me lidera të përkushtuar, të cilët të gjithë së bashku bëjnë forcën politike që i jep suksesin. Kjo parti i qëndron shumë besnik elektoratit saj dhe angazhohet seriozisht në mbajtjen e premtimeve përballë tyre. Për suksesin e kësaj force politike flasin shifrat. Në se në vitin 2009 LSI-ja mori vetëm 73.698 vota ose 4,8 përqind,në vitin  2011 shkoi në 115.710 vota ose 7,8 përqind, në vitin 2013 shkoi në 181.473 vota pse 10,4 përqind dhe në këto zgjedhje Lëvizja Socialiste për Integrim mori 256.000 vota baraz me 15,4 përqind.

Në se kjo force politike vazhdon punën me të njëjtin intensitet dhe angazhim askujt të mos i duket çudi se mund të bëhet dhe forcë e parë politike në vend. Në fund të fundit në këto zgjedhje si kurrë më parë,secili ka marrë riskun dhe  Është me vend të themi se në vend të pushimeve, periudha pas zgjedhore duhet të dominohesh nga analiza të kujdesshme por dhe të përgjegjshme

por me sa duket diku mund të bëhen dhe diku nuk po merren shumë seriozisht rezultatet zgjedhore. Zgjedhjet e ardhshme ndofta do të ketë të papritura të pritshme.

SHKARKO APP