”Fjalimi i Diellës ishte shkruar nga kryeministri”, Bardhi: E kthyen Kuvendin në teatër kukullash

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se deputetët ishin përgatitur për oponencë serioze ndaj programit politik të qeverisë, por fjalimi i Diellës ishte arsyeja e tensioneve që shpërthyen në seancën parlamentare të së enjtes. Nga ana tjetër, ai thotë se fjalimin e Diellës e ka shkruar vetë Rama.

”Hedhja e kushtetutës i përket momentit kur pa debat ishte hapur votimi. Ai reagim ka qenë ndaj kryeministrit e kryetarit të kuvendit.

Kryeministri foli 5 minuta dhe asnjë nga kolegët nuk e pengoi të bëjë preznatimin se e ka detyrim kushtetues. Në një moment të prezantimit të tij, kryeministri për tu tallur me Kuvendin dhe tha ja kaloj fjalën ministres virtuale Diellës, këtu reaguam, jemi në Kuvend dhe duam tja vendosim kufirin mazhorancës. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo formë e prezantimit të përbërjes së qeverisë është fyese, ne nuk jemi teatër kukullash. Kuvendi është institucioni kushtetues i vendit. Qëllimi ishte për të fyer deputetët e opozitës, por ishte fyerje edhe për deputetët e mazhorancës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?