Flakët përfshijnë pallatin te ”Farmacia 10”, Ristani: Situata nën kontroll, pa humbje jete

Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka qenë prezente në pranë pallatit që u përfshi nga flakët në kompleksin Arlis te ”Farmacia 10” në Tiranë.

Gjatë fjalës së saj para mediave, Ristani tha se fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të humbur apo që mund të ketë mbetur brenda pallatit që u përfshi nga flakët.

“Nuk ka asnjë banor të humbur apo që nuk kemi informacione dhe që rrezikohet të mbetet brenda. Megjithatë do të bëhet kontrolli në të gjithë ndërtesën, banesë më banesë, për të siguruar që në të vërtetë nuk kemi asnjë humbje apo dëmtim. Ajo që dimë deri më tani, është se nuk kemi humbje jete”, tha Ristani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?