Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri në Rras u shua pa dëme serioze
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka reaguar për situatën e zjarreve në zonën e Ungrejt, duke deklaruar se nuk ka vend për panik, pasi flakët që prekën varrezat në fshatin Rras, sipas tij janë shuar pa shkaktuar dëme serioze.
Ndreu thotë se zjarri është përballuar prej një jave në një terren tejet të vështirë, ndërsa theksoi se nuk ka pasur dëmtime serioze në banesa apo varreza.
”Nuk ka vend për panik, në Rras ka hyrë flaka në varreza ndërsa është fikur pa asnjë pasojë, ndërsa filmohej nga “madhështore” për t’u ekzaltuar në rrjete sociale! Ka një javë që luftohet me zjarrin atje në një terren tepër të vështirë! Para se të vënë kujën, të japin kontribut! Asgjë s’ka ndodhur në banesa dhe varreza me dëm serioz! Mos u ekzaltoni nga qejfi”,-shkruan Ndreu.
KOHA JONË SONDAZH

