Flamur Noka: Drejtori Skënder Hitaj është përgjegjësi kryesor për terrorin ndaj qytetarëve
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka thotë se frika e regjimit të Edi Ramës e ka kthyer Policinë e Shtetit në një organizatë kriminale. Nga ana tjetër ai shtoi se Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hitaj do të jetë përgjegjësi kryesor për këtë terror që po ushtron ndaj qytetarëve.
”Barbaria që keni parë sot, nuk është parë as në regjimin e Ajatollahëve. Frika e regjimit të Edi Ramës e ka kthyer policinë në një organizatë kriminale. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, mercenari politik Skënder Hitaj do të jetë përgjegjësi kryesor për këtë terror që po ushtron ndaj qytetarëve me urdhër të kreut të narkosit.
Makinat për pallatin në zjarr nuk kishin ujë, por sot kishin kundër opozitës dhe popullit. Urdhri i regjimit i dikton policët që të përleshen me vëllezërit e tyre. Edi Rama do ta paguajë këtë terror që ushtron ndaj opozitës. Rama mund ta përdorë si kamikaz njëpërdorimsh Skënder Hitajn, por fundi i pret, si fundi i Ajatollahut, edhe Edi Ramën me bandën e tij”, tha Noka.
KOHA JONË SONDAZH

