Flamur Noka: “Protestuesi Rexhino Pepaj është goditur në fytyrë…”
Lajme E Diel, 25 Janar 2026 08:28
Deputeti Flamur Noka shkruan se “Protestuesi Rexhino Pepaj është goditur në fytyrë (afër syrit të djathtë) nga një bombë gazi.
Si të mos mjaftonte kjo, ai u keqtrajtua nga efektivë të policisë në mjediset e Komisariatit 2 Tiranë. Kërkoi ta dërgonin në spital, sepse nuk po ndjehej mirë, por policia nuk e lejoi.
Kjo mendësi çnjerëzore e policisë tregon nivelin e shtetit. Grada ZH”- përfundon numri dy në PD.

KOHA JONË SONDAZH

