Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Flet mjekja shqiptare që mposhti koronavirusin: Më ç’rregulloi ritmin e zemrës

Lajme E shtunë, 18 Prill 2020 13:52
Flet mjekja shqiptare që mposhti koronavirusin: Më ç’rregulloi ritmin e zemrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Valbona Tafilaj ka arritur që pas 30 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare ne Kosove te mposhte koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Valbona është mjeke-psikiatër në Prishtinë dhe punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por, me virusin e ri është infektuar derisa ishte në Angli, ku kishte qenë në një udhëtim zyrtar më 9 mars. Në spital është shtrirë më 16.03.2020 dhe është liruar për në shtëpi më datë 15.04.2020.

‘’Sapo kam arritur në aeroportin e Prishtinës, kam kërkuar vetë të testohem. Arsyeja ka qenë se përderisa në shumë vende koronavirusi ishte temë kryesore, në Londër, ku unë kam qëndruar disa ditë, jeta zhvillohej normalisht. Ndonëse nuk e kam pasur asnjë simptomë përpos dhimbjes në nyje, e që kam menduar se e kam pasur nga ecja që kam bërë në Londër, testi më doli pozitiv”, tha ajo.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Doktoresha Tafilaj thotë se ka qenë e befasuar nga lajmi që i është kumtuar për rezultatin e testit.

“Ajo që më ka shkuar në mendje menjëherë, ka qenë familja ime – si do ta përjetojnë gjithë këtë situatë. Dhe ashtu doli, kanë qenë shumë të shqetësuar. Më pas u shtriva në klinikë, dhe për tre javë rresht nuk kam dalur as në ballkonin e dhomës së spitalit. Takimi im i vetëm ka qenë me mjekë dhe infermier뒒, tha ajo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe përderisa fillimin e sëmundjes e përshkruan me simptoma më të lehta, Dr. Tafilaj thotë se me kalimin e ditëve, virusin filloi ta përjetojë si virus ankthi.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 8 orësh
Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dh...

Para 9 orësh
Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Presidentit Trump

Rama në Dublin: Shqipëria është mikpritëse si për Sorosin, ashtu edhe për dhëndrin e Pr...

Para 10 orësh

‘’Në fillim të sëmundjes ndihesha mirë. Pas disa ditësh filloi një dhimbje e madhe e kokës, me të vjella, kollë e diare. Java e dytë ma çrregulloi ritmin e zemrës, si dhe tensionin e gjakut. COVID-19 filloi të më shkaktojë edhe ankth dhe frikë. Secila simptomë që përmendej më dukej se ishte në trupin tim. Pas testit të dytë dola pozitiv, testi i tretë, gjithashtu pozitiv, deri te testi i katërt, unë vazhdimisht rezultoja rast pozitiv”.

“Kjo më shqetësonte shumë, dhe kisha përshtypjen që gjithmonë do të jetoja me këtë virus në trup, dhe koha e qëndrimit në spital më dukej tejet e gjat뒒, tha ajo.

Dhomën ku ka ndejtur 30 ditë e përshkruan si shumë të vogël, me një karrige të kuqe përballë shtratit, një tavolinë të vogël dhe banjo vetëm tre hapa larg shtratit.

Mjekët dhe infermierët ishin i vetmi kontakt për të.

‘’Kam pasur momente të vështira, të qëndrosh brenda një dhome të vogël spitali dhe të jetosh me simptomën e vdekjes, sepse është virus i panjohur dhe nuk e din se çka po ndodh. Çdo ditë pret me u fut në oksigjeno-terapi, apo ventilatorë. Pas testit të katërt, për dy ditë rresht kam pasur ankth. E kalova rrezikun, por ka qenë e vështirë”, thotë Tafilaj.

Për rreth 23 ditë rresht, ajo ka komunikuar vetëm me personelin mjekësor, por javën e fundit, në distancë dhe me maskë e doreza, është takuar me pacientë të tjerë.

Për të, ky hap komunikimi me të tjerët, ia ka kthyer edhe një ankth tjetër që e ndiqte, që kur testi i parë i ka dalë testi pozitiv – frika mos e infekton dikë me virusin e ri.

‘’Virulenca tek unë ka qenë shumë e fortë, dhe kam pasur mundësi të infektoj shumë njerëz, sepse për 30 ditë rresht, testi më dilte pozitiv. Fakti që nuk i kam infektuar unë të tjerët, po më bën të ndihem shumë mir뒒, tha ajo.

Mbi të gjitha, thotë doktoresha, është puna e mjekëve dhe infermierëve, të cilët duke qenë në linjën e parë të frontit me koronavirusin e ri, motivojnë pacientët të luftojnë virusin.

Në emrin e tyre dhe të familjes, ajo bën thirrje te të gjithë, që t’u përmbahen rekomandimeve dhe të qëndrojnë në shtëpi, sepse “nuk është virus i lehtë për t’u tejkaluar”. REL

Etiketat e lidhura

mjekja shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.