Flutura Açka: Berisha i dhuroi Ramës fitoren me Kodin e Ri Zgjedhor
Ndërsa pritet të nisë punën Kuvendit të ri, deputetja Flutura Açka ka dalë me një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit. Ndër të tjera, Açka tha se opozita i dhuroi fitoren Edi Ramës me votimin e Kodit të Ri Zgjedhor.
“Në javët e fundit të kësaj legjislature seancat tona parlamentare e humbën disi kuptimin ndaj kam hezituar të mbaj fjalën e fundit. Për ne opozitarët seancat kanë humbur kuptimin që me votimin e Kodit të ri Zgjedhor. Jemi ndëshkuar nga shqiptarët për amoralitetin e gatimit të Kodit.
Opozitarët (Berisha) që votuan Kodin lehtësuan fitoren Ramës dhe ia dhuruan 12 mandate në Kuvend. Votimi i Kodit diabolik Zgjedhor erdhi pas flirteve me mazhorancën dhe shkeljen e syrit për komisionin anti-SPAK”, u shpreh Açka.
Ajo nënkuptoi se mes Ramës dhe Berishës ka patur dhe ka pakt të fshehtë, duke mos e penalizuar liderin demokrat nga SPAK.
KOHA JONË SONDAZH

