FMN: Europa, rritje ekonomike 3.1% në 2017-ën

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar projeksionet e ekonomisë globale të përditësuara. Në krahasim me projeksionet e fundit, ato të muajit Tetor, institucioni ka vendosur të mos e rishikojë ecurinë e ekonomisë globale, për shkak të pasigurive që mbretërojnë aktualisht.

Sa i përket tregjeve në zhvillim në Europë, ku përfshihen: Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Polonia, Serbia dhe Turqia, projeksionet e institucionit flasin për një zgjerim të ekonomisë me 3.1% përgjatë këtij viti, dhe me 3.2% vitin e ardhshëm.

Sa i përket vitit që lamë pas, Fondi Monetar Ndërkombëtar flet për një rritje në 2.9%, nga 3.7% që ishte në vitin 2015. “Aktiviteti ekonomik projektohet të rifitojë hapin në 2017-ën dhe 2018-ën, sidomos në tregjet dhe ekonomitë në zhvillim”, citon institucioni në raportin e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, vijon institucioni, ka shumë dyshime rreth këtyre projeksioneve, për shkak të pasigurisë që rrethon botën sot, kryesisht falë administratës së re amerikane. Rritja e ekonomisë globale, projektohet në 3.4% për këtë vit dhe 3.6% për vitin e ardhshëm, në nivele të pandryshuara në krahasim me projeksionet e tetorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që Fondi Monetar Ndërkombëtar flet për një rritje të rajonit me 3.1% përgjatë këtij viti, të gjitha projeksionet e tjera, përfshirë edhe vetë ato të FMN-së, tregojnë se, ekonomia shqiptare do të rritet me një hap ndjeshëm më të lartë se rajoni, me të paktën 0.4 pikë përqindje më shumë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?