FNSH arreston 26-vjeçarin që vrau vëllanë në Dibër

Është arrestuar ditën e sotme autori i vrasjes së 23-vjeçarit Benard Tonuzi, vëllai i tij 26-vjeçar Florian Tonuzi.

Sipas News24, 26-vjeçari është afruar pranë shtëpisë, në momentin që kufoma po përcillej në banesën e fundit. Ai është parë nga djemtë e lagjes, të cilët e kanë thirrur, por ai është larguar menjëherë, duke u futur në një banesë të braktisur.

Në videon e mëposhtem shihen forca të shumta të FNSH dhe Policisë së Dibrës, të armatosur me kallashnikovë, të cilët i afrohen banesës së braktisur, pasi u dha sinjali se autori i vrasjes  fshihet aty.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por njoftohet se autori nuk është arrestuar në atë moment, sepse policia në banesën e braktisur ka gjendur vetëmnjë palë këpucë dhe është larguar. Bëhet me dije se ai është kapur pak minuta më vonë brenda lagjes, ku ndodhi krimi tragjik.

Swiss Digital Mobile Reklama
Me kallashnikovë e antiplumba, FNSH aksion për kapjen e 26-vjeçarit që vrau vëllanë në Maqellarë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?