Foltorja tek Kryeministria, Berisha: Protestuesit po torturohen në burg, po izolohen pa të drejtë
Pas protestës së bujshme që u mbajt të premten, këtë të hënë në foltoren e radhës përballë Kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha u ndal tek 11 protestuesit që u arrestuan nga Policia e Tiranës. Berisha tha se ata po torturohen në burg dhe u lanë brenda, ndaj beteja e opozitës është lirimi urgjent i tyre.
”Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla, Sem Bici, të cilët qëndruan si luanë ndaj torturave çnjerëzore shtazarake që kriminelë me uniformë kryen ndaj tyre në qelitë e komisariateve dhe u mbajtën sot në burg pa asnjë provë, pa asnjë fakt nga prokurorë dhe gjykatës Kapo dhe Peza, militantë të verbër partiakë.
Ata janë ndërgjegja jonë, janë frymëzimi ynë.
Lirimi i tyre urgjent nga burgu është beteja jonë”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH


