Forumi Ekonomik/”Shqipëria dhe Kosova: Perspektivat e biznesit Gjerman”

Në Hamburg të Gjermanisë u zhvillua sot Forumin Ekonomik për bashkëpunimin dhe perspektivat e biznesit gjerman në Shqipëri dhe Kosovë. Aktiviteti u organizua nga Dhoma e Tregtisë e Hamburgut, Deutsch-Albanische Wirtschaftsgesellschaft, në bashkëpunim me biznesin dhe partner të tjerë. Takimi kishte si qëllim prezantimin e avantazheve, kuadrit ligjor dhe projekteve të mundshme ku biznesi gjerman mund të shtrijë aktivitetin e tij në Shqipëri dhe në Kosovë. Të pranishmit diskutuan dhe për reformat fiskale të qeverisë shqiptare dhe efektin që kanë apo pritet të kenë ato në ekonominë e vendit dhe tek investitorët e huaj.

Kolë Gjoka, përfaqësues i Dhomës së Tregtisë Tiranë për Hamburgunu shpreh në këtë takim se  “këto reforma do të kenë efektin “kickdown” në ekonomin Shqiptare”. Ai shtoi se vendosja e shtetit ligjor të shumëkërkuar nga partnerët ndërkombëtar, është një proces që ka filluar me energjinë, do të vazhdoje me ujin, taksat vendore dhe qendrore e kështu me radhë”.

Projektet në Lezhë, Mirditë dhe Shëngjin

Në prezantimin për thithjen e investimeve, Kolë Gjoka është ndalur në Qarkun e Lezhës me Bashkinë Lezhë, Portin e Shëngjinit dhe kryesisht Bashkinë Mirditë . Gjoka vlerësoi aspektet favorizuese që kanën këto zona për të zhvilluar investime të qëndrueshme dhe të suksesshme. Gjoka u ndal në situatën ekonomikë të këtij rajoni, ndryshimet që ka sjellë riorganizimi territorial, shkalla e lartë e papunësisë, sidomos te të rinjtë. Ai vlerësoi se ky rajon ka një pozicion të favorshëm gjeografik që mundëson komunikimin me gjithë zonat e tjera të vendit, por edhe me Kosovën apo Italinë përmes Portit të Shëngjinit dhe rrugëve të tjera detare. Një element i rëndësishëm në këtë zonë, u shpreh Gjoka, ka të bëjë me pasuritë nëntokësore dhe turizmin, si fusha të mundshme për investimet.

Në prezantimin e tij Gjoka vlerësoi zhvillimin e Portit të Shëngjinit, si një rrugë detare që e hap këtë zonë për gjithë rajonin, duke e kthyer në një portë të rëndësishme rajonale. Nga ana tjetër, ai shtoi se autoritet vendore në këto njësi administrative janë të interesuara dhe krijojnë mundësi reale për investim.

Mirdita “Informatike”

Kole GjokaNjë projekt mjaft interesant që është prezantuar dhe diskutuar në këtë takim është i Mirditës Informatike. Z. Kolë Gjoka kërkoi mbështetje për realizimin e këtij projekti që sjellë mjaft risi sistemin arsimor në vend. Por çfarë parashikon ky projekt?Ai është i ndarë në disa faza. Faza e parë synon ndërtimin e laboratorëve të informatikës në  në të gjitha shkollat e Mirditës. Fazën e dytë synon ndërtimin e laboratorëve të gjuhëve të huaja me mbështetjen e Ambasadës Gjermane. Faza e tretë parashikon krijimin e bibliotekave funksionale në të gjitha shkollat. Krahas projektit për ciklet shkollore, synohet modernizimi dhe investime dhe në kopshtet e fëmijëve. Në këtë projekt pritet të ketë dhe ide të reja që do të thithen në terren nga mendimet e nxënësve dhe vetë trupave pedagogjike që njeh problematikën në teren.

Përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë, Kolë Gjoka tha se qëllimi i projektit është përegatitja më e mirë e nxënësve në Mirditë për botën dixhitale që na rrethon, dhe akumulimi i mendimeve dhe ideve të tyre zhvillimore nëpërmjet prezantimeve të tyre. “Parapërgatitja për të qenë të gatshëm për bashkëpunim me investitorët e huaj që mund të afrohen. Ekspozimi i Mirditës si një zonë ku mund të zhvillohet biznes dhe kualifikimi i punëmarrësve është i kënaqshëm. Një falënderim të veçantë për të palodhurin Gjergj Marku, që tregoj gatishmërinë e tij të më ofroj informacione dhe të më ndihmoj për prezantimin tim”,- tha Kolë Gjoka. Ai shtoi se ky projekt është në fillimet e veta, dhe “shpresoj që në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Mirditë, Shkollën Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen, Drejtorin Arsimore dhe çdo person të interesuar”.

SHKARKO APP