Forumi Shqipëri–Turqi 2025, investimet në fokus, katër sektorë strategjikë

Tirana mirëpret sot forumin më të madh të investimeve Shqipëri–Turqi 2025,  një nga ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit. Aktiviteti organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania,  në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Forumi pritet të mbledhë mbi 1500 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Turqia,  përfshirë përfaqësues të lartë qeveritarë,  investitorë, sipërmarrës dhe aktorë të zhvillimit ekonomik. Qëllimi kryesor është forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe nxitja e investimeve të ndërsjella.

Në ceremoninë e hapjes marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe zëvendëspresidenti i Turqisë,  Cevdet Yilmaz,  të shoqëruar nga ministra dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fokusi i forumit është vendosur në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi, ndërtimi,teknologjia e informacionit dhe komunikimit (ICT), turizmi, bujqësia dhe industria ushqimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?