
Tirana mirëpret sot forumin më të madh të investimeve Shqipëri–Turqi 2025, një nga ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit. Aktiviteti organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Forumi pritet të mbledhë mbi 1500 pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Turqia, përfshirë përfaqësues të lartë qeveritarë, investitorë, sipërmarrës dhe aktorë të zhvillimit ekonomik. Qëllimi kryesor është forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe nxitja e investimeve të ndërsjella.
Në ceremoninë e hapjes marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, të shoqëruar nga ministra dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private.
Fokusi i forumit është vendosur në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi, ndërtimi,teknologjia e informacionit dhe komunikimit (ICT), turizmi, bujqësia dhe industria ushqimore.