FOTO/ Agron Gjekmarkaj: Përmbytjet në Lezhë dëshmi e dështimit të qeverisë, fermerët lihen të vetmuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për situatën e përmbytjeve në Torovicë, Balldre, Zadrimë, Zejmen, Bregun e Matës dhe zona të tjera të Lezhës. Ai e konsideron këtë një dëshmi të qartë të dështimit të qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e bujqësisë dhe fermerëve.

Sipas Gjekmarkajt, rreth dy të tretat e sipërfaqes bujqësore prej 2,500 hektarësh në Torovicë janë përmbytur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Fushat bujqësore janë nën ujë prej ditësh, pa asnjë ndihmë konkrete ose reagim nga institucionet. Deputeti paralajmëron se situata mund të çojë në mungesë totale të prodhimit të grurit këtë vit, duke rrezikuar të ardhurat e dhjetëra familjeve që jetojnë nga bujqësia.

Ai u bën thirrje autoriteteve për ndërhyrje urgjente, marrje përgjegjësie, zgjidhje reale dhe dëmshpërblim për fermerët, duke theksuar se premtime boshe nuk mund të kompensojnë dëmet e shkaktuara. ”Fermerët nuk mund të paguajnë më çmimin e paaftësisë së qeverisë”,-shkruan Gjekmarkaj, duke e konsideruar situatën një braktisje të hapur të zonës së Torovicës dhe të gjithë Lezhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmbytjet e ditëve të fundit në Torovicë, Balldre, Zadrimë, Zejmen, Bregun e Matës dhe zona të tjera të Lezhës janë një tjetër dëshmi e qartë e dështimit të qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur bujqësinë dhe fermerët. Rreth dy të tretat e sipërfaqes bujqësore prej 2500 hektarësh janë përmbytur vetëm në Torovicë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Prej ditësh, fushat janë nën ujë dhe nuk ka asnjë reagim konkret për fermerët dhe tokat bujqësore.

Kjo situatë nuk është e re, por përsëritet vit pas viti, ndërsa fermerët lihen të vetëm përballë humbjeve ekonomike. Sot rrezikohet që këtë vit të mos ketë fare prodhim gruri, çka do të thotë varfërim i mëtejshëm për dhjetëra familje që jetojnë vetëm nga puna e tokës.

Qeveria nuk mund të vazhdojë të justifikohet duke fajësuar motin apo faktorët natyrorë, kur problemi kryesor është mungesa e investimeve dhe neglizhenca e qëllimshme. Hidrovori i Balldrenit është lënë në harresë, nuk kryen funksionin e tij dhe investimi i domosdoshëm është premtuar prej vitesh, por nuk është realizuar kurrë.

Kjo është një braktisje e hapur e zonës së Torovicës dhe e gjithë Lezhës. PDSH kërkojn ndërhyrje urgjente, marrje përgjegjësie, zgjidhje reale dhe dëmshpërblim, jo premtime boshe, sepse fermerët nuk mund të paguajnë më çmimin e paaftësisë së qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?