FOTO/ Beograd-Paris, ekuipazhi i parë i gjithi femëror
Për herë të parë në historinë e avionit civil serb, nga aeroporti i Beogradit është nisur një avion i Air Serbia me një ekuipazh i gjithi femëror.
Në bordin e një Airbus A-320 i cili zbriti në Paris ishin në komandë kapitenja Vesna Aleksicm pilota e parë dhe pilotja tjetër Mirjana Stoijlkovic, shoqëruar në kabinë nga katër asistente fluturimi.
Ai që i ka dhënë mirëseardhjen në udhëtim ekuipazhit rozë ka qenë drejtori gjeneral i Air Serdia Dane Kondic.
‘Shpresojme që edhe të tjera femra në Serbi të ushtrojnë karrierën e pilotes’ ka thënë. Rekordi botëror i një fluturimi vetëm me femra u vendos në mars të 2017 nga Air India, një fluturim nga Dehli-San Francisco-Dehli.